Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vitet e fundit, papunësia te të rinjtë është rritur, por të dhënat nga anketat e INSTAT tregojnë se punësimi te personat mbi 65 vjeç (pensionistët) po rritet ndjeshëm vitet e fundit.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, 18% e personave mbi 65 vjeç ishin të punësuar, niveli më i lartë që nga tremujori i tretë 2022.

Më 2023, shkalla e punësimit mbi moshën 65 vjeç ishte mesatarisht 16.3%, nga rreth 14.8% në vitin 2022.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, punësimi i pensionistëve nisi të rritej pas vitit 2016, kur nisi fluksi i azilkërkuesve në Europë.

Më pas, rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të rriten sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës.

Në njërën anë, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës dhe në tjetrën pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.

Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik.

Në qarqet e vendit, ende shumë pensionistë punojnë në sektorët e arsimit, shëndetësisë, etj., për shkak se nuk ka të rinj për t’i zëvendësuar.

Në të njëjtën periudhë, tregu i punës është bërë më pak tërheqës për të rinjtë.

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29 vjeç, ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhëna të detajuara nga INSTAT tregojnë se punësimi në këtë kategori ra me -7.7%.

Me përjashtim të periudhës korrik-shtator, kur është kulmi i turizmit, në tre tremujorët e tretë, numri i të punësuarve të grupmoshës 15-29 vjeç erdhi në rënie.

Lexo edhe :  Betohen 8 shtetas të rinj, Veliaj: Pema me kokrra gjuhet me gurë e molotov!

Rënia e punësimit në moshat e reja u shoqërua me rritje jo të zakontë të punësimit të pensionistëve (grupmosha mbi 64 vjeç). Sipas INSTAT, punësimi në këtë grup pati një zgjerim vjetor me gati 50% në tremujorin e fundit të vitit 2023.

Gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023, nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhënat tregojnë se ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në tremujorin e fundit të vitit 2022.

Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve ka më shumë të punësuar mes pensionistëve.

Punësimi i të rinjve po has në vështirësi vitet e fundit, duke reflektuar rikthimin e papunësisë, edhe pse tregu i punës ka shfaqur kërkesë të fortë, sidomos pas pandemisë./Monitor/   S.M

Të fundit

Universiteti ‘Columbia’/ Protestuesit bllokojnë një nga sallat e universitetit

Një grup protestuesish në Universitetin ‘Columbia’ në Nju Jork ka bllokuar një nga sallat e universitetit duke mos lejuar...

Kundërshtare apo bashkëpunëtore me Argita Malltezin? Ja si përgjigjet Basha

As kundërshtare dhe as bashkëpunëtore nuk e zgjodhi kreu i PD Lulzim Basha, Argita Malltezin, me të cilën ka pasur një njohje të vjetër...

Snoop Dogg ndjek në rrjetet sociale këngëtaren shqiptare, ja për kë bëhet fjalë

Ai është një ndër reperët legjendar si dhe më të famshëm dhe më të suksesshëm në botë. Bëhet fjalë për Snoop Dogg . Reperi amerikan...

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi, 816 aplikime për inpute bujqësore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se janë 816 fermerë që kanë aplikuar për mbështetje me subvencione nga Skema Kombëtare 2024 për masën...

U bënë sot prindër për herë të parë, a e uroi Ledion Liço çiftin?

Pasi çifti Luiz dhe Kiara ndanë lajmin e mrekullueshëm për vajzën e tyre që erdhi në jetë ditën e sotme, urimet e përzemërta nuk...

Lajme të tjera

Web TV