Betohen 8 shtetas të rinj, Veliaj: Pema me kokrra gjuhet me gurë e molotov!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tetë shtetas të rinj u betuan sot para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.

Në ceremoninë e betimit, kryebashkiaku përgëzoi shtetasit e rinj shqiptarë të cilët u bënë pjesë e skuadrës, e një flamuri, që kanë si mision ta çojnë Tiranën dhe Shqipërinë përpara.

Duke vënë në dukje zhvillimin e kryeqytetit dhe arritjet e deritanishme, Veliaj u shpreh se fokusi te puna dhe refuzimi i dhunës është çelësi për të krijuar histori suksesi.

Jetojmë në Ballkan dhe këtu suksesin nuk ta falin kollaj. Edhe pemës me kokrra i gjuhet, jo vetëm me gurë, por edhe me molotov. Megjithatë, shpresoj të mos dekurajoheni sepse nuk është ‘çmendur’ vetëm Ballkani, por e gjithë bota jeton me debatet e populizmit, me debatet e lajmit të rremë dhe sulmit të atij që do t’i çojë gjërat përpara.

Kur mendoj se sa kemi mbërritur falë punës në Tiranë dhe kur mendoj që ky qytet sot është hapësira më e vizituar dhe pas Covid-it – Tirana dhe Shqipëria po shkojnë drejt një turizmi 365 ditë – dhe kur shoh se sa shumë ekonomi po vjen dhe sa zhvillim ka Tirana, besoj se ne shqiptarët kur bëhemi bashkë, kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna, krijojmë histori të jashtëzakonshme suksesi”, u shpreh ai.

Sipas kryebashkiakut, Tirana e sotme është një qytet ndryshe nga ai i disa viteve më parë. Ai ftoi shtetasit e rinj që, përmes eksperiencës dhe fjalës së tyre, të përçojnë mesazhet pozitive që ata kanë gjetur në kryeqytetin shqiptar, duke u kthyer kështu në promovues të vlerave shqiptare, por edhe për ta kthyer Tiranën në një epiqendër të vëmendjes, të ekonomisë dhe kuriozitetit të atyre që e vizitojnë.

Lexo edhe :  "Vuanin nga zemra dhe..."/ Dy ukrainaset që humbën jetën në Tiranë, dalin detaje të reja

“Vetëm qendra e Tiranës është mbushur sot me një pafundësi numrash turistësh, të cilët e kanë bërë qytetin tonë, krejt papritur, një epiqendër të vëmendjes, të ekonomisë dhe të kuriozitetit të atyre që vijnë dhe vizitojnë Tiranën tonë. Shpresoj shumë që secili prej jush do jetë gjithashtu një agjent marketing, duke folur mirë për njëri-tjetrin, për vendin.

Nga sot, pas betimit, jeni zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe kam shumë shpresë që secili prej jush, edhe me fjalën që thotë, me mënyrën se si tregon këtë eksperiencë apo flet për Shqipërinë e Tiranën, do të kthehet në një agjent marketingu, por edhe në agjent ndryshimi”, tha Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku shprehu bindjen se të tetë shtetasit e rinj do të jenë një vlerë e shtuar për Tiranën dhe për Shqipërinë./kb

Të fundit

Duka ”shuplakë” Berishës e Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka dalë kundër sulmeve që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë...

Gjendja e medias në keqësim të vazhdueshëm në Shqipëri, autoritetet premtojnë përmirësim

Në Tiranë, veprimtarë dhe organizata që mbrojnë lirinë e shtypit pohuan sot se gjendja e medias shqiptare po përkeqësohet në vazhdimësi, ndërsa siguria e...

Vjen vera/ Fundjavë ideale për plazh, temperaturat kapin nivele maksimale

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ditën e diel...

Përfitimet shëndetësore të arrave dhe arsyet pse duhet t’i hani ato

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez. Disa nga arsyet pse duhet të...

Pasi v**u gruan, Eduardi shkon në market dhe blen birra: Ma hap pak TV dua të shoh lajmet

Shqiptari Eduart Denaj i mori jetën gruas, Enkelejda Denaj dhe më pas ka vijuar sikur të mos kishte bërë gjë. Ngjarja shokuese ka ndodhur...

Lajme të tjera

Web TV