Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Më shumë të rinj të papunë/ “Rinia të mbështetet me grante”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 44.7% e rinisë shqiptare (15-29) është ekonomikisht jo aktive, duke bërë që në vend të ketë praktikisht më shumë të rinj të papunë, sesa në punë.

Referuar të dhënave, aktualisht janë të punësuar vetëm 253 mijë të rinj të moshës 15-29 vjeç, ndërkohë mbi 71 mijë janë të papunë të deklaruar, dhe afro 263 mijë të tjerë konsiderohen jo-aktiv.

INSTAT, thotë se në kategorinë jo-aktive përfshin edhe studentët që aktualisht nuk punojnë, por ekspertët pohojnë se ka edhe shkaqe të tjera për këtë situatë.

“Joaktiv janë ata të rinj të cilët nuk janë pjesë e statistikave si të punësuar, që do të thotë pjesa më e madhe e tyre janë kontingjent informaliteti, mund të punojnë por pagën e marrin në dorë cash. Pastaj janë edhe pjesa e rinisë së demotivuar.

Është edhe emigrimi që nuk reflekton në shifrat zyrtare, si emigracioni i paligjshëm, ose emigrimi me tremujor gjë që ndikon në këto përqindje”, shpjegon eksperti për çështjet e punësimit Erion Muça.

Kjo grupmoshë 15-29 vjeç ka nivelin më të lartë të papunësisë në vend me 22% sipas INSTAT.

“Të gjitha nismat subvencionuese ndaj sipërmarrjes nuk kanë reflektuar në rritjen e nivelit të punësimit të të rinjve”, thotë Muça.

Eksperti për çështjet e punësimit Erion Muça, pohon se shkak për këtë situatë, ku edhe të diplomuarit mbesin të papunë, është mungesa e këshillimit të karrierës e studimit të tregut.

“Ndërhyrja duhet të jetë jo vetëm në këshillimit të karrierës, por edhe me karakter riparues për të përmirësuar mungesën e përputhjes mes kërkesës dhe ofertës për punë në treg.

Vendimmarrja për të vazhduar një degë të caktuar universitare apo një program studimi duhet të jetë jo vetëm proces reflektimi i brendshëm i maturantit, përmes këshillave që duhet të marrë, për të kuptuar se si duhet të krijoj ekuilibrin mes talentit dhe pasionit që ka dhe nevojave të tregut jo vetëm në Shqipëri por kudo”, tha eksperti.

Lexo edhe :  Bilanci i shifrave/ Rritet me 15 % përpunimi i mallrave në portin e Durrësit

Eksperti është skeptik edhe për lehtësitë fiskale të paralajmëruara nga Ministria e Financave për këtë kategori të shoqërisë.

“Sot të rinjtë kanë më shumë mbështetje dhe motivim përmes fuqizim të platformave të zbulojnë dhe zhvillojnë talentin. Që të kenë mundësi që përmes talentit të mund të kenë një punë dhe të arrijnë suksesin që presin.

Granatet, programet e inkubimit të biznesit, mbështetja për start-up, do t’i ndihmonte ata drejt talentit të tyre, dhe ne duhet të pranojmë se çfarë nevojash ka tregu i punës”, thotë Muça.

Vetëm në vitin e kaluar nga tregu i punës dolën më shumë se 21 mijë të rinj, pasi në fund të vitit 2022, rezultonin të punësuar mbi 274 mijë persona të moshës 15-29 vjeç.

PUNËSIMI I TË RINJVE 15-29 VJEÇ
Të punësuar 253,516 të rinj
Të papunë 71,610 të rinj
Jo aktiv 262,729 të rinj
PUNËSIMI I TË RINJVE 15-29 VJEÇ
Viti 2022 274,526 të punësuar
Viti 2023 253,516 të punësuar
Rënia – 21,010 të punësuar/     S.M

Të fundit

Krizë tek Milani, “kuqezinjtë” ndalen në barazim edhe ndaj Lazios

Milani është ndalur në barazim me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në...

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja...

Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit...

Angelina Jolie s’pranon të flasë për divorcin me Brad Pitt

Angelina Jolie ka refuzuar me mirësjellje të përgjigjet në një pyetje mbi divorcin e saj me aktorin Brad Pitt në një intervistë të re...

Përse gratë në lindje duhet të heqin bizhuteritë e tyre paraprakisht?

Ja pse nuk është e sigurt t’i vësh ato në spital Shpesh në maternitet, gratë detyrohen të heqin bizhuteritë e tyre: gjerdanët, vathët, unazat, madje...

Lajme të tjera

Web TV