Konferenca e konservatorëve, i “tërheq veshin” BE-së dhe mbështetjes për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politikanë, akademikë dhe aktivistë të krahut të djathtë nga e gjithë Evropa u mblodhën në Bruksel këtë javë për një Konferencë dy-ditore të Konservatorëve, që organizatorët thanë se kishte për qëllim “ruajtjen e sovranitetit të vendeve në Evropë”. Një përpjekje e kryebashkiakut të Brukselit për të anuluar mbajtjen e konferencës shkaktoi akuza për një sulm ndaj fjalës së lirë.

Figurat kryesore të politikës së djathtë evropiane u mblodhën në Konferencën Kombëtare të Konservatorëve në Bruksel këtë javë, përfshirë arkitektin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian Nigel Farage dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban. Sipas tyre, armiqtë më të fortë vendeve sovrane janë Bashkimi Evropian dhe emigracioni.

“Nëse dikush dëshiron të bëjë një përpjekje për të krijuar një shoqëri të përzier, të bazuar në komunitete të krishtera dhe myslimane, dhe si një gjë liberale që do të sillte rezultat të mirë, le ta bëjnë atë, është fati juaj, e ardhmja juaj. Por mos na detyroni neve ta bëjmë këtë”, thotë Viktor Orban, Kryeministër i Hungarisë.

Zoti Orban kritikoi mbështetjen perëndimore për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtuesve rusë.

“Pa marrë paratë dhe armët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, Ukraina si shtet do të pushonte së ekzistuari. Pra, nuk është më një shtet sovran”, tha ai.

Kryeministri Orban është bërë figura kryesore e së djathtës evropiane, thotë analisti Georgios Samaras.

“Ai është shumë i suksesshëm në nxitjen e një praktike autoritare dhe regjimi autoritar në vendin e tij. Mendoj se e djathta ekstreme në mbarë Evropën tani po përpiqet të përdorë të njëjtën strategji”, thotë ai.

Organizatorët e konferencës e prezantuan atë si një takim i konservatorëve me pikëpamje të ngjashme për mbrojtjen e shteteve sovrane në Evropë përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në qershor.

Lexo edhe :  Hyn në fuqi ndalimi i aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni në Florida

“Kjo është një pëprjekje për konsolidimin e manifesteve të ndryshme”, tha analisti Georgios Samaras për konferencën e konservatorëve.

Por takimi për pak nuk u zhvillua. Policia bllokoi hyrjen në objektin, ku u zhvillua konferenca të martën pasi kryebashkiaku i Brukselit lëshoi një urdhër për anulimin e konferencës për arsye sigurie.

Një vendim urgjent i gjykatës rrëzoi urdhrin e kryetarit të bashkisë. Pjesëmarrësit thanë se veprimet e tij ishin një shembull i asaj që ata e quajtën “kulturë e bojkotit” nga krahu i majtë.

“Ne mund të shohim se opinionet e mbajtura ligjërisht nga njerëzit që do të fitojnë zgjedhjet kombëtare nuk janë më të pranueshme këtu, në Bruksel, në shtëpinë e globalizmit, sepse nëse nuk jeni dakord me një union gjithnjë e më të fortë, atëherë duhet të jeni njerëz të këqinjë”, tha Nigel Farage, ish-deputet i Parlamentit Evropian.

Sondazhet sugjerojnë se partitë e qendrës së djathtë dhe të ekstremit të djathtë do të fitojnë vende në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e qershorit. Një sondazh i fundit i BE-së sugjeron se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, mbrojtja dhe siguria evropiane janë çështje me përparësi të lartë për votuesit./ Marrë nga VOA

Të fundit

Nikolla mesazh në ditën e lindjes së Skënderbeut: Mbrojtës i Kontinentit të Vjetër

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përkujtuar sot heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, në përvjetorin e ditës së lindjes së...

“Shqipëria, rritjen më pozitive në rajon”/ BSH: Ecuria ekonomike pritet të arrijë në 3.8%

Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë këtij vitit parashikohet të jetë optimiste duke lënë pas vendet e rajonit. Në raportin e Stabilitetin Financiar të Bankës...

Zhvlerësohen valutat/ Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol

Çmimi i karburantit në vend duhet të ulet, thotë Konfindustria, për shkak se monedhat e huaja janë zhvlerësuar. Në një reagim zyrtar, Konfindustria thotë...

“Ka hedhur një shashkë shtëpia ka shpërthyer”/Kush banor mund të fitojë BBV3 sipas Lisit?

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP3”, Elvis Myrta. Ai ka folur lidhur me situatat e...

Agron Llakaj kujton babain e ndjerë, publikon foton: Ditëlindja e parë pranë Zotit!

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, rreth një viti më parë, humbi babain e tij. Sot, është ditëlindja e parë që babai i...

Lajme të tjera

Web TV