Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përkujtuar sot heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, në përvjetorin e ditës së lindjes së tij.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Nikolla është shprehur se Skënderbeu si mbrojtës i Kontinentit të Vjetër nga pushtuesit Osmanë, u bë një mit europian.
Sipas Nikollës, kjo është arsyeja që Shqipëria e sotme dhe e ardhme europiane, i ka rrënjët në historinë e shqiptarëve europianë.
“Si sot, më 6 maj të vitit 1405, lindi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi ynë kombëtar. Nën udhëheqjen e tij, atdheu ynë u bë, për rreth një çerek shekulli, parzmore e lirisë dhe qytetërimit evropian. Si mbrojtës i kontinentit të vjetër, Gjergj Kastrioti u bë një mit evropian, pjesë e ndërgjegjes evropiane, mëshirues dhe faktor i identitetit evropian të shqiptarëve. Prandaj Shqipëria e sotme dhe e ardhme evropiane i ka rrënjët në historinë e shqiptarëve evropianë”-shprehet Nikolla./ kb