Plas te Ferrari, Leclerc akuzon Sainzin: “Lufton më shumë ndaj meje sesa të tjerëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gara Sprint e Çmimit të Madh të Kinës në pistën e Shanghait duket se ka sjellë edhe “krisjen” përfundimtare mes dyshes së Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Ishte një mbrojtje agresive e spanjollit ndaj francezit në xhirot e fundit të garës, ato që detyruan Leclerc të flasë publikisht kundër shokut të skuadrës.

Sainz nuk e lejoi shokun e skuadrës ta parakalojë në kthesë duke u mbrojtur nga brenda dhe detyruar monegaskun që të kalonte limitet e pistës. Pas garës, Leclerc iu ankua inxhinierit të tij duke theksuar se Sainz po luftonte më shumë kundër tij sesa pilotëve të tjerë në pistë.

Kujtojmë se klima në skuderinë italiane nuk është aspak e qetë prej momentit kur “kokëkuqja” njoftoi firmën me Lewis Hamilton për sezonin e ardhshëm, duke “injoruar” Carlos Sainz që i duhet të kërkojë për një tjetër skuadër në vitin e ardhshëm.

Sa i takon renditjes së garës Sprint, ishte Max Verstappen ai që triumfoi, i ndjekur nga Hamilton dhe shoku i skuadrës Sergio Perez. Në vendin e katërt Leclerc, Sainz i pesti ndërsa pjesë e dhjetëshes së parë ishin edhe Norris, Piastri, Russell, Zhou e Magnussen.

Të fundit

Gjendet trupi i fëmijës tjetër/ Balla i përlotur: Gratë të denoncojnë dhunën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Ura e Bunës, deklaroi se edhe trupi i...

Al-Khelaifi gati për sfidën ndaj Dortmund: “Nesër përfaqësojmë PSG, Parisin, dhe Francën.

Këtë të martë Paris Saint-Germain do të presë në “Parc des Princes” skuadrën e Borussia Dortmund për takimin e dytë të gjysmëfinaleve të Champions...

Alarm për cunami? Tërmeti i fuqishëm godet këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi Tajvanin të hënën, sipas një njoftimi nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Euorpiane (EMSC). Thellësia e tërmetit...

Fajin ia hodhi këngëtares, menaxheri i Xhensilës nxjerr zbuluar Robert Berishën

Ditën e djeshme këngëtari Robert Berisha deklaroi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar me qëllim një poster ku të dy do performonin bashkë. Ai...

Ndodh për herë të parë për këtë vit, ulet çmimi i naftës, ja me sa shitet

Çmimi i naftës në tregun vendas e ka nisur javën me ulje, ku një litër naftë tregtohet 5 lek më pak, konkretisht nga 189...

Lajme të tjera

Web TV