Chelsea shkatërron West Hamin në “Stamford Bridge”, Palmer vijon me formën fantastike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsean shkatërroi West Ham në derbin e Londrës teksa të besuarit e trajnerit Mauricio Pochetino triumfuan me shifrat 5-0. Vendasit hapën llogaritë e takimit në minutën e 15 me anë të Cole Palmer që vërtetoi formën e jashtëzakonshme të këtij sezoni duke realizuar golin e 21-të personal.

Ndërkohë, në të 30-tën, “Blutë e Londrës” realizuan sërish me anë të Connor Gallagher që shënoi fluturimthi në hyrje të zonës pa i lënë shumë mundësi reagimi portierit Areola.

Vetëm gjashtë minuta më pas radhën për të festuar e pati Noni Madueke që nga fare pranë portës nuk e pati të vështirë për të realizuar me kokë. Në fraksionin e dytë, vendasit gjetën edhe golin e katërt me anë të Jackson që shfrytëzoi asistin e Maduekes. Sulmuesi Jackson shënoi në të 80-tën edhe golin e dytë personal, një gol që kërkoi edhe konfirmimin nga VAR.

Pas këtij suksesi, Chelsea ngjitet në kuotën e 54 pikëve në vend të shtatë ndërsa West Ham mbetet me 49 pikë në vend të nëntë.

Të fundit

Shqipëria u përball me 49 sulme kibernetike gjatë vitit 2023, 12 prej tyre të rënda

Vitin e shkuar, në ato që njihen infrastruktura kritike, u menaxhuan të paktën 49 incidente kibernetike nga të cilat...

Zbulohet pakti i Rithemelimit me PS-në, ja çfarë përmban rezoluta

Më 7 maj Partia Socialiste ka propozuar një draftrezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë...

Djalë apo vajzë? Disa besëtytni për gjininë e bebit

Ato historitë e vjetra të gjysheve mund të mos kenë ende një përgjigje konkrete, por gjithsesi mbeten argëtuese. E vetmja mënyrë për të zbuluar...

Aksidentet në punë: Duhet ndërgjegjësim për sigurinë, ja sanksionet që kemi vendosur

Eda Brahimaj, përgjegjëse e sektorit të Sigurisë në Inspektoriatin Shtetëror të Punës, është shprehur se inspektime në kantierin ku humbi jetën 28 vjeçari mëngjesin...

Kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radoshiq, ka folur për minimumin jetik i cili vijon ende në Shqipëri të jetë i pa miratuar. Radoshiq thotë se miratimi...

Lajme të tjera

Web TV