“I kujtoj çdo ditë”, Bamir Topi rrëfen mungesën e prindërve dhe shprehjen e të atit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa foli për momentet më të veçanta të jetës së tij, Bamir Topi nuk la pa përmendur edhe mungesën e madhe që ndjen për prindërit e tij që nuk jetojnë më.

I ftuar në S’e Luan Topi me moderatoren Erjona Rusi, ish-presidenti rrëfeu pjesë nga fëmijëria e tij. Duke folur për vëllain dhe prindërit që nuk jetojnë më, Topi tha se i kujton me mall të jashtëzakonshëm.

“Çdo njeri që kujton prindërit që janë larguar nga kjo jetë, i kujton me mall të jashtëzakonshëm. Babai, ka qenë një burrë shumë i urtë, shumë i ekuilibruar, nëna ishte më aktive në familje, ndoshta më e fortë në raport me edukimin. Por të dy bashkë, bënin atë simbiozën e mrekullueshme për të edukuar fëmijët dhe sot krenohem me vëllezërit e mi. Njëri jeton, doktor Flamuri që besoj e njihni dhe vëllai i dytë që është ndarë nga kjo jetë, inxhinier”, tha Topi.

“Babai herë pas here tek dhoma ku flija, ngjiste shprehje të caktuara që të përgatisnin për jetën. Ndoshta shprehja më interesante që unë e rikonfirmoj “jeto në rrezik” sepse bota është e egër. Ti duhet të mësohesh të jetosh me rrezikun. Së pari më mungon prania e tyre fizike sepse shpirtërisht jemi të pandashëm me prindërit tanë. I kujtoj çdo ditë, nuk ka situate në jetë që most ë përkojnë me orientimin që ata të japin”- shtoi ish-presidenti.

 

Të fundit

‘Në pamje të jashtme dukesh i rëndë’, Rama batuta me ‘demokratët e socializum në Vorë’

Në Vorë kryeministri Edi Rama është takuar me disa banorë, të njohur si votues të djathtë, të cilët tashmë...

BE “bën një sy qorr” për non gratat në qeverinë serbe? Ja deklarata e Borrell

Kuvendi i Serbisë zgjodhi të enjten Qeverinë e re të vendit pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga opozita. Me 152 vota...

Çfarë ndodhi? Mikeshat e Heidit dalin kundër lidhjes së saj me Romeon

Lidhja e Romeos dhe e Heidit është parë me skepticizëm edhe nga publiku, përveçse nga banorët që janë brenda në shtëpi. Teksa në çdo...

Dan Hutra dëshmon në SPAK dhe habit me deklaratën e papritur

Autori i vrasjes së tre grave, Dan Hutra është paraqitur në SPAK. Sipas informacioneve, ai është paraqitur në SPAK pas dy letrave drejtuar Prokurorisë së...

Video/Dalin pamjet tronditëse nga aksidenti tragjik në Durrës, ja momenti kur ‘Benz-i’…

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 17-vjeçarin që shkaktoi aksidentin e rëndë pasditen e së premtes duke i marrë jetën një biçiklisti dhe...

Lajme të tjera

Web TV