Pink padit Pharrell Williams, por pse?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi ligjor përfaqësues i këngëtares Pink ka ngritur të enjten padi ndaj Pharrell Williams, në gjykatën federale, me pretendimin se marka tregtare që po përpiqet ai të regjistrojë është shumë e ngjashme me emrin e artistes.

Pink, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, ka aplikuar për të drejtat ligjore të markës “PINK”, që në vitin 1999 dhe u regjistrua zyrtarisht dy vite më vonë.

“Marka P.INC është shumë e ngjashme në shikim, në tingull, kuptim dhe shprehi komerciale. Po ashtu shërbimet që do të ofrohen janë shumë të ngjashme me të këngëtares dhe do shkaktojnë konfuzion publik, pasi do reklamohen në të njëjtat kanale”, deklarohet në dosjen ligjore e avokatëve të këngëtares.

Me besimin se kjo markë e re e Williams do dëmtojë biznesin e Pink, ata po kërkojnë të rishikohet leja e regjistrimit.

Në muajt e fundit Pharrell Williams ka marrë edhe një tjetër akuzë të ngjashme muajin që i shkoi nga marka “Neptunes”. Nuk ka ende reagime zyrtare për këtë çështje./E.Ç

Të fundit

Pashkët/ Nikolla uron besimtarët ortodoksë: Krishti u ringjall për të gjithë ne

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Përmes një postimi në “Facebook”, Nikolla shprehet...

Tre monumente të Skënderbeut, iu shtuan komunave arbëreshe në Kalabri

Tre monumente të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri; San Sofia, San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në çdo qendër...

Girona i jep “shuplakën” e radhës Barçës, Real Madrid shpallet kampion për herë të 36-të

Reali i Madridit matematikisht kampion i La Ligas (për herë të 36-të në histori) katër javë para fundit të kampionatit. “Dhurata” për “Los Blancos”...

Manchester City shkatërron Wolvesin dhe marshon drejt titullit, “poker” i Haaland

Vjen edhe fitorja e gjashtë radhazi në kampionat për Manchester Cityn. Skuadra e Pep Guardiolës mposhti 5-1 Wolvesin, sfidë ku Erling Haaland shkëlqeu me...

Nesër Pashka ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza!

Besimtarët ortodoksë festojnë nesër Pashkët. Ngjallja e Krishtit kulmon këtë vit në mesnatën mes 4 dhe 5 majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në...

Lajme të tjera

Web TV