Erdogan takohet me kreun e Hamasit, reagon Izraeli: Presidentit të Turqisë t’i vijë turp

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një takim i presidentit turk Recep Tayip Erdogan me kreun e Hamasit, Ismail Haniyeh ka sjellë reagimin e ministrit izraelit Israel Katz i cili e konsideroi një takim të tillë si të turpshëm.

Israel Katz ndau një foto në X e cila tregonte Erdogan duke shtrënguar duart me Ismail Haniyeh në një zyrë presidenciale në Stamboll gjatë fundjavës, duke shkruar se presidenti turk “duhet t’i vijë turp”.

Sipas zyrës presidenciale turke, Erdogan u takua me Haniyeh së bashku me anëtarët kryesorë të kabinetit të tij dhe Sameh Shoukry, ministri i jashtëm egjiptian, për të diskutuar mbi sulmet izraelite në Gaza dhe përpjekjet për të qetësuar tensionet në të gjithë rajonin.

Erdogan dhe Shoukry shprehën shqetësimin gjatë takimit se sulmet e fundit me dron midis Izraelit dhe Iranit mund të largojnë vëmendjen ndërkombëtare nga vuajtjet në terren në Gaza, ku 34,000 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite që nga 7 tetori.

Marrëdhëniet turke me Izraelin janë përkeqësuar me shpejtësi që pas sulmit të Izraelit ndaj Gazës. Ankaraja kohët e fundit vendosi të ndalojë eksportin e 54 produkteve, përfshirë aluminin dhe çimenton, në Izrael derisa të arrihet një armëpushim./kb

Të fundit

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”/ Biznesmeni bie pre e mashtrimit

Një biznesmen në Prrenjas ka rënë pre e një mashtrimi pasi dikush është shtirur si ministri i Brendshëm, Taulant...

Radha e nisjes në Çmimin e Madh të Majemit, Verstappen niset nga Pole Position

Max Verstappen do të niset i pari në Çmimin e Madh të Miamit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Piloti i Red Bull vendosi...

Euro sërish “e brishtë” në fundjavë, ja me sa këmbehet në shitje dhe blerje

Fundjava e ka gjetur sërish monedhën europiane Euro në nivele tepër të ulëta në tregun e këmbimit valutor të vendit tonë. Referuar tregut valutor 1...

Si të dalloni milionerët e vërtetë nga mashtruesit sipas motrave Pojani

Tema e pjesës së dytë të podkastit Mekast të motrave Pojani këtë të premte ishte si mund të dallohen personat e pasur dhe ata...

Sot “Dita pa makina” në Tiranë, cilat janë rrugët ku ndalohet qarkullimi

Kjo e diel do të jetë për qytetarët e Tiranës një “Ditë pa makina”, ku qarkullimi i automjeteve do të kufizohet gjatë një orari...

Lajme të tjera

Web TV