Rama nis turin e takimeve me diasporën, zbulohen datat dhe agjenda e kryeministrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të nisë një tour takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë. Lajmi bëhet i ditur prej burimeve diplomatike pranë kryeministrit Shqiptar.

Sipari i takimeve të Ramës do të nisë në 12 maj me Athinën, ku pritet të zhvillohet një takim me pjesëmarrje të gjerë.

Për këtë qëllim në Athinë u ndodh edhe Sekretari Organizativ i PS Blendi Klosi dhe drejtues të tjerë të PS të cilët patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jeton në Athinë.

Sipas zotit Klosi, nisja e turit të takimeve të kryeministrit Rama në diasporë synon të thellojë lidhjet që vendi unë ka me shqiptarët kudo në botë.

“Janë politikat e partisë sonë që synojnë lidhje të forta të diasporës me vendlindjen”, tha Klosi, duke rreshtuar disa pika që sipas tij kanë interes për emigrantët ku mes kryesoreve renditi vulletin e qeverisë për të mundësuar votën e emigrantëve por edhe një sërë çështje të karakterit ekonomik të cilat i çlirojnë ata nga pengesat burokratike dhe që tashmë kryhen tërësisht falas dhe shumë shpejtë nëpërmjet portalit e-Albania.

Sipas organizatorëve të eventit, takimi i Kryeministrit do ketë shumë surpriza të këndshme për emigrantët. Me synimin që takimi të jetë një festë për shqiptarët që jetojnë në Greqi, pranë Ramës pritet të përformojnë me muzikën e tyre edhe këngëtare të njohur si Noizy dhe të tjerë./    S.M

Të fundit

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh (Emrat)

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh Kryesia Politike e Partisë së Lirisë, me qëllim...

Saimir Mane flet pa ‘dorashka’, zbulon për herë të parë sesa lekë fiton në ditë

Saimir ishte shumë i hapur për të na treguar disa detaje ekskluzive nga jeta e tij personale Salsano Rrapi: Sa lekë fiton në ditë? Saimir Mane: Mjaftueshëm...

Edi Ramës nuk i bën puna Rezoluta, por rruga që ndoqi për Reformën në Drejtësi

Nga Mero Baze Projekti i Edi Ramës për të përfshirë opozitën në një projekt që pretendon modernizmin e shtetit shqiptar që përgatitet të hyj në...

Paris Saint-Germain synon përmbysjen ndaj Dortmund, formacionet zyrtare të sfidës

PSG zbret në fushën e “Parc des Princes” këtë mbrëmje me synimin e qartë: të përmbysje humbjen 1-0 të një jave më parë në...

Pankarta fyese ndaj Theo Hernandez, Federata Italiane merr vendimin për Dumfries

Zyra e Prokurorit të FIGC ka mbyllur hetimin e saj ndaj Denzel Dumfries pasi mbrojtësi i Interit u pa duke mbajtur një pankartë që...

Lajme të tjera

Web TV