Tirana/ Mbyllet ankandi i parë, asnjë ofertë për aksionet e Refik Halilit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orën 16:00 u mbyll Ankandi i fazës së parë për shitjen e aksioneve (66%) të Tiranës. Në zyrën përmbarimore u paraqitën përfaqësues të palëve të interesit, saktësisht Darli Preza dhe Refik Halili.

Pas përfundimit të orarit zyrtar u mbajt dhe procesverbali i fazës së parë, dhe tashmë do kalohet në fazën e dytë, që do të shpallet dhe në QKB. Brenda 5 ditëve do të ketë një njoftim me shkrim drejt palëve.

Më pas sipas kodit të procedurës civile do të nisë faza e dytë. Dhe do të bëhet rivlerësimi i aksioneve të cilat mund të kenë një zbritje deri në 30% të vlerës pa kamatvonesë. Përqindja përcaktohet nga ligji.

Nëse edhe ne ankandin e dyte nuk paraqiten ofertues, përmbaruesi gjyqësor i propozon kreditorit që kundrejt kredisë të marre sendin me minimumin e caktuar në ankandin e ri. Nëse kreditori nuk e pranon, sendi i kthehet debitorit.

Aksionet (66%) që zotëron Refik Halili si president i Tiranës, ishin nën sekuestro, si pasojë e një detyrimi që shoqëria Halili. shpk kishte ndaj familjes Preza.

Bëhet fjalë për një detyrim që bashkë me kamatvonesat shkon në 2 milionë e 400 mijë euro!Shumë kjo që duhej të shlyhej nga Refik Halili.

66% të aksioneve të Halilit te klubi kryeqytetas, dolën në shitje në ankand me vlerë fillestare 161 720 400 Lekë.

Të fundit

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha ka folur për skemën e pensioneve. Në një intervistë televizive, ajo deklaroi se buxheti...

A mund t’i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

Ndërsa qeveria ecën përpara me legjislacionin që mund të rezultojë në ndalimin e TikTok-ut në të gjithë SHBA-në, ka një shqetësim në rritje për...

Këta janë faktorët që shkaktojnë ëndrra të çuditshme

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë funksionon ashtu siç funksionon,...

Dreka e Pashkës , Veliaj: Të jemi më solidarë e të mos pengojmë njëri-tjetrin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën e Pashkës për njerëzit në nevojë në Qendrën Komunitare në Shkozë. “Sot është ditë jo vetëm...

Zbrazja e Shqipërisë, “amnistia“ Bardhi dhe liria e shtypit

Nga Ben Andoni Problemi më i madh (nga të fundit) i ditëve të sotme, që iu adresua Shqipërisë, lidhej me lirinë e shtypit. Më pas,...

Lajme të tjera

Web TV