U liruan sot nga qelia, 4 protestuesve iu vendoset ultimatum nga togat e zeza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata ka liruar nga qelia katër personat e arrestuar pas protestës së zhvilluar ditën e premte para bashkisë së Tiranës. Togat e zeza kanë vendosur detyrim paraqitjeje për Kevin Vidricën, Bernard Metaliajn, Franc Kaloshin dhe Artan Muçmatën.

Gjithashtu, gjykata vendosi që atyre u ndalohet pjesëmarrja në protesta të tjera. Ata akuzohen se kanë hedhur molotov drejt godinës së bashkisë.

Teksa po zhvillohej gjyqi për 4 protestuesit, jashtë ambienteve të gjykatës janë mbledhur edhe disa qytetarë, mes tyre edhe disa nga deputetët e Rithemelimit.

Në protestën e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë.

Ndërkohë kjo protestë u shoqërua që nga nisja e saj me tensione, me dhjetëra koktejle molotovë të cilat u hodhën në hyrje të godinës së bashkisë. /    S.M

Të fundit

VIDEO/ Milan dhuron goleadë ndaj Cagliarit dhe e mbyll sezonin në mënyrë spektakolare

Pas më shumë se një muaji, Milani rikthehet të fitojë në kampionat dhe e bën këtë me goleadë ndaj...

“Monika më ka nxitur të merrem me palestër”/ Rrëfimi ndryshe i Ilir Metës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ndryshe në një emision televiziv, ka bërë një rrëfim ndryshe, përtej politikës. Meta ka folur...

“Vëllai yt punon në shtëpi bari”/ Plas debati mes Meritonit dhe Eglës

Spektakli i sotëm ka nisur me debatin e ashpër mes Julit, Meritonit dhe Eglës. Ndërkohë që janë zënë vazhdimisht jashtë javës, debati mes treshes...

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Tani në stinën e verës, përdorimi i shisheve plastike është tepër i lartë për shkak të nevojës për hidratim. Sa herë duhen rimbushur shishet plastike...

Hyn në fuqi “Strategjia Kombëtare për Migracionin 2024-2030”/ Ja çfarë parashikon drafti

Strategjia kombëtare për migracionin 2024 – 2030 dhe Plani i Veprimit botuar në Fletoren Zyrtare ka si qëllim menaxhimin e flukseve migratore, promovimin e...

Lajme të tjera

Web TV