“Sulmet e Kryemadhit dhe Metës ndaj SPAK teatër”/ Ngjela: po tentojnë të bindin publikun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mes të tjerash deklaratat e Monika Kryemadhit dhe sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani.

Duke komentuar sjelljen e Kryemadhit dhe Metës, avokat Ngjela deklaroi dje në një media se të dy janë në një lojë aktoriale për të bindur publikun se janë të pafajshëm përkundër akuzave që mund të rëndojnë ndaj tyre. “Ata janë në lojë aktoriale.

Sepse akuzës nuk kanë çfarë i bëjnë. Ata kërkojnë të bindin opinionin publik se jemi të pafajshëm. Kjo është esenca e të gjithë personave që kalojnë në një proces penal por që kanë afekt në opinionin publik”, deklaroi Ngjela.

Më tej ai shtoi se në këtë mënyrë, të dy kanë zgjedhur të mbrohen në opinionin publik, herë pas here edhe duke sulmuar SPAK-un. Sipas Ngjelës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me deklaratat e bëra së fundmi dhe akuzat ndaj SPAK-ut, tregon se e ka humbur ekuilibrin. “Janë gjeste që këta lloj individësh që janë brenda këtij presioni e kanë këtë sjellje.

Por janë për ata persona që kanë impakt në opinionin publik. Duan t’i thonë opinionit publik rrini të qetë. Kjo është mbrojtja e personave që janë nën akuzë dhe kanë impakt në opinionin publik”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, avokati Spartak Ngjela, duke komentuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, deklaroi se 4 analistët më të mëdhenj të Britanisë janë shprehur se Lufta e Tretë Botërore do shpallej për Kosovën, por u ndalua nga Clinton. Ngjela theksoi se Kosova është nën ‘ombrellën’ e SHBA-së, sepse Amerikës i intereson bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Rusisë.

Lexo edhe :  Kodi, Kuvendi shtyn votimin/ Deputetët luajnë luftash, pezullohet Flamur Noka

“Janë dy politika që janë përballë njëra tjetrës. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç. Të dy kanë në lojë pushtetin e tyre. Këtu përplasen dy lloje interesash, interesi i Kosovës shqiptare që ka marrë pavarësinë dhe po vazhdojnë njohjet.

Kemi dhe ngarkesën e politikës së Beogradit dhe presidentit të saj, e cila në fakt është politika e pushtuesit. Vuçiç me Kurtin, pushtuesi me të pushtuarin. I pushtuari është i pavarur dhe ai nuk e pranon se i bie pushteti. Ish Jugosllavia dhe Serbia tmerrin e kishin te Kosova, 4 analistët më të mëdhenj anglez të viteve 70’ kanë thënë lufta e tretë Botërore shpallet për Kosovën.

Po ta shikosh me vëmendjen ishte brilanca e Bill Clinton që nuk u bë luftë botërore. Shkuan në Këshillin e Sigurimit dhe abstenuan Rusia dhe Kina. Ishte politika e madhe e Clinton, figura më e madhe që ka ndihmuar Shqipërinë.

Kosova është shtet shqiptar i pavarur, nën ombrellën e shtetit amerikan. Amerika e mbështet Kosovën se i duhej bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Rusisë”, nënvizoi Ngjela./  S.M

Të fundit

Pse Shqipëria nuk ka vaksinë për meningjitin? Flet mjeku!

Rasti i dytë me meningit që u evdientua në Durres në një periudhë të shkurtër kohore ka ngjallur panik...

Ngjela: Pse është i qetë Rama!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën tha se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas tij nuk...

‘MailOnline’: Pensionistët britanikë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin për të jetuar

Ujërat e kristalta dhe plazhet e arta të Shqipërisë i kanë dhënë asaj titullin “Maldivet e Evropës”, shkruhet në të përditshmen britanike “MailOnline”. “Vendi i...

Kur do ta marrin pensionistët shpërblimin e premtuar

“Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht...

Gjysma e fëmijëve nën 6 vjeç në Shqipëri në risk për varfëri, ja faktorët që ndikojnë

Një raport i Bashkimit Europian e rendit Shqipërinë të parën në Europë për rrezikun e rënies në varfëri apo përjashtim social për fëmijët e...

Lajme të tjera

Web TV