A do të ketë luftë të madhe në Ballkan? Gazetari britanik bën paralajmërimin e frikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari britanik, Julius Strauss, tha se nuk mendon se gjërat në Ballkan janë krejt në rregull, por as se do të ketë luftë të madhe.

Strauss mendon se mund të ketë incidente në veriun e Kosovës ose në Bosnje e Hercegovinë, por shtoi se ai është optimist dhe nuk mendon kurrësesi se do të mund të ketë luftë të përmasave të mëdha.

“Si dikush që ka mbuluar fillimet e atyre luftërave kishte shumë copëza që duhej të ishin në vend që luftëra të mëdha të ndodhnin. Në Bosnjë nuk ishte çështja te disa nacionalistë të afroheshin e të bënin gjë. Ata duhej të merrnin armë, të kishte një vend që i përkrahte ata, e që ishte Serbia. Duhej organizim, të lëvizje një pjesë të tërë të shoqërisë rreth asaj ideje”, ka thënë gazetari britanik për TV1.

“Kur shikon serbët që udhëhoqën luftën në Bosnje, ata nuk ishin elita e komunitetit serb, ishin rrugaçë që i gjetën diku dhe ia dolën që t’i shtyjnë lartë në sistem. Pra lufta kërkon shumëçka të ndodh. Shumë njerëz janë pesimistë për Ballkanin, por unë jo. Unë jam pak më shumë optimist. Jo se gjërat janë shkëlqyeshëm, nuk janë. Janë në rregull. Por nuk mendoj që luftë me përmasa të mëdha është gati të shpërthej”, deklaroi ai.

Strauss shtoi se po ashtu ka dallim në mes të Kosovës dhe Bosnjës, pasi sipas tij në vendin fqinj është pak më zymtë, derisa në Kosovë ka më shumë optimizëm.

“Edhe mendoj që ka pak dallim. Unë e dua Bosnjën, kalova shumë kohë atje. Së fundmi isha atje dhe gjendja atje është goxha e zymtë. Në Kosovë nuk është. Ju jeni optimistë, po shikoni drejt të ardhmes. Ka një gumëzhinë, një energji rreth Kosovës që edhe me luftën ju shkoni para, dhe duket se ka më shumë optimizëm këtu. Nuk do të premtoj se s’do të ketë konflikt, por mendoj që edhe po të ketë, sigurisht s’do të jetë aq i madh sa ishte më parë”, është shprehur gazetari britanik./kb

Të fundit

“Ajka është lule e bukur e gjakut tim”/Besi flet i përlotur për dashurië e madhe të jetës

A është i lumtur Bes Kallaku? Kësaj pyetjeje, kryeplaku i “Ferma VIP” iu përgjigj në studion e “Vizioni i...

E dinit? Ja pse Parisi njihet si “Qyteti i Dritës”

Parisi, kryeqyteti i Francës, është i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, thesaret artistike dhe ambientin romantik. Megjithatë, pak e dinë se ky qytet...

U gjykuan për diferencën në moshë, biznesmeni u ‘mbyll’ gojën komentuesve

Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa intervista ku...

Si ndikojnë orët e gjumit në shëndetin e zemrës

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar. Orët e gjumit dhe sidomos ato të gjumit të natës,...

“Një në 4 apartamente blihen nga të huajt”/Ekspertët: Ja zonat më të preferuara në Tiranë

Një në katër apartamente në Shqipëri blihen nga të huajt, ka deklaruar në  një emision televiziv drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria. “Ndryshe nga 2022...

Lajme të tjera

Web TV