Akuzat e Metës, Kulluri: Kushdo që është nën hetim të përballet me drejtësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar zhvillimet më të fundit politike si dhe dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Opozita kërkon nga Kushtetuesja të saktësojë se cilat janë kompetencat e parlamentit, cilat kompetenca i përkasin Gjykatës dhe të urdhërojë Kuvendin për dërgimin në Gjykatë të mandatit të ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Ankimimin e kanë firmosur edhe dy deputetë që mbështesin Lulzim Bashën, Ori Nebiaj e Eralda Bano. Por vetë Basha ka dalë kundër ridërgimit të kësaj çështje në kushtetuese.

Sipas Kullurit, ridërgimi i çështjes së mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese është Pazar.

Që të dy palët janë pazar është e qartë. Përderisa kanë prishur komisionin e Reformës Zgjedhore…janë ulur të bëjnë dy komisione hetimore, një gjysmë komisioni në fakt, se ¾ e hetimit po ndiqet nga SPAK edhe kjo është për t’i hedhur hi syve njerëzve. Kjo është e gjitha një fasadë, ne këtu kemi qenë të qartë. Të mos jesh fasadë do të thotë t’i qëndrosh gjërave të tua. Ne i kemi qëndruar listave të hapura, votës së emigrantëve, Reformës në Drejtësi dhe nuk e kemi sulmuar siç bën Rama, Berisha, Basha. Deputetët tanë e kanë çuar një herë në Kushtetuese, këto janë filma që bëjnë të dyja palët”, u shpreh Kulluri për Vizion Plus.

I pyetur nëse PD zyrtare ka një tkurrje, Kulluri është shprehur i dyjëzuar, por ka theksuar se sipas tij, Berisha ka qenë përgjegjës për rezultatet e dobëta të opozitës.

Nuk e di nëse ka tkurrje apo jo. E vërteta është që gjithë ndarja, gjithë spiralja e politikës, ka qenë e shtirur sepse Berisha ka qenë përgjegjës për të gjitha rezultatet e dobëta të opozitës. Mbështetja që ne i kemi dhënë SPAK nuk është e vogël. Të jesh në një linjë opinioni me qytetarët është korrekte nga ana jonë dhe do reflektohet në rezultatin zgjedhor”, tha Kulluri.

Lexo edhe :  Ilir Meta: Kemi pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon, ja 5 prioritetet tona

Edvin Kulluri komentoi edhe shpërthimet dhe deklaratat e fundit të ish-Presidentit Ilir Meta dhe theksoi se kushdo që është nën hetim nga SPAK, sipas tij ka vetëm një rrugë, të përballet me drejtësinë.

Deri tani kemi pasur tre premtime për të thyer Edi Ramën. Kjo betejë nuk është për Edi Ramën. Rama nuk ka një betejë me PD, as me DASH, por e ka betejën me ligjin. Beteja me ligjin nuk fitohet. Çdo njeri që hetohet, gjykohet apo merret nën hetim nga SPAK, ka vetëm një rrugë, të përballet me drejtësinë”, theksoi Kulluri./   S.M

Të fundit

Sot “Dita pa makina” në Tiranë, cilat janë rrugët ku ndalohet qarkullimi

Kjo e diel do të jetë për qytetarët e Tiranës një “Ditë pa makina”, ku qarkullimi i automjeteve do...

Kremtimi i Pashkëve Ortodokse, kaos në pikën kufitare të Kakavisë

Teksa besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët ditën e sotme, raportohet se mijëra shqiptarë kanë vendosur të kthehen në atdhe për të festuar me familjet e...

Rriten sërish temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe pse nuk do të mungojnë ditët me...

Përmbytjet në Brazil, rritet në 56 numri i viktimave! Frikë për përhapjen e epidemive

Numri i të vdekurve nga shirat në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, u rrit në 56 persona. Kështu bënë të...

Ekspertët japin paralajmërimin e frikshëm për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve ka prekur kafshët e egra rreth e rrotull botës dhe tani është duke u përhapur edhe te lopët. Në rastet e...

Lajme të tjera

Web TV