Ilir Meta: Kemi pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon, ja 5 prioritetet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se Partia ka një program ambicioz me 5 prioritete me qëllim kthimin e 4 mln shqiptarëve.

Meta thotë se vendi ynë ka pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon, ndërsa qeveria ka rritur borxhin publik.

Gjithashtu, ai thekson se kostoja e jetesës është rritur për shkak të rritjes së çmimeve.

Ndër të tjera, presidenti i PL, u ndal edhe te 5 prioritetet, nga ndalimi i shpopullimit te rritja e pensioneve dh e pagave.

 “Partia jonë është e qartë me 5 prioritete kryesore. Ndalimin e shpopullimit, rritje pensionesh dhe pagash, investimi ë arsim dhe kapitalin njerëzor, bujqëria dhe ulja e kostos së jetës, Shqipëria fuqi eksportuese. Programi i PL është ambicioz, realist.

Sot vendi ynë ka pagat dhe pensionet më të ulëta. Paga mesatare është 1.5 herë me e ulët se në Bosnje dhe Maqedoni, 1.6 herë më e ulët se në serbi dhe Mal të zi. Masa e pensionit është dy herë me e ulët në Kosovë, a ka logjikë kjo. Pensioni 2.1 herë me i ulët se në Maqedoni.

Qeveria e Rilindjes ka shtuar barrën e borxhit, është rritur kosto e jetesës nga rritja  e çmimeve, veçanërisht nga rritja e çmimeve ushqimore dhe apartamenteve. 50 mijë apartamente bosh, çmimet i dini ju, sa ka vajt qiraja në Astir. Jemi parti e 5 prioriteteve për 4 mln shqiptarë plus. Angazhohemi që në mandatin e parë qeverisë të dyfishojë pagat e punonjësve, mësuesve, të mjekëve dh e infermierëve dhe i kemi të gjitha mundësitë.

 Të dyfishojmë pensionet për ta rritur mbi nivelin e rajonit, të ulë nivelin e varfërisë dhe të zhdukë nga harta e Shqipërisë varfërinë ekstreme”, tha Meta./E/T

 

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Lajme të tjera

Web TV