“E ka idhull Berishën”/ Deputeti i PS ‘thumbon’ Metën: Ka një krizë mendore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Petro Koçi, ishte i ftuar sot në një emision televiziv, ku ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike.

“Ka një krizë psikologjike, por duket dhe mendore. Krizat psikologjike janë normale, i ndodhin çdo njeriu në momente rënieje, por këtu duket sikur…ose i bën si aktor, ose janë reale pastaj.

Meta është një figurë politike e egër krahasuar me Sali Berishën, të cilin e ka idhull me thënë të drejtën. Fatkeqësisht, PS i dha shumë më tepër se çfarë meritonte Ilir Metës, që nga koha e Fatos Nanos.

Dhe mendoj se ndoshta këtu është dhe kriza e tij. Ka marrë gjëra të pamerituara dhe i duket sikur ka humbur atë që i takon, në fakt ka marrë atë që nuk i takon.

Bashkimi i Metës dhe Berishës do jetë avantazh për PS-në. Në dy raundet e fundit zgjedhore, Meta na ka ndihmuar drejtpërdrejt. Mënyra si i është qasur fushatës dhe si e ka sulmuar PS-në, ka bërë kundërprodhuesin, na ka dhënë avantazhe që ndoshta nuk do i meritonim.

Në krahasim me Berishën, Meta nuk ka më elektorat. I duhet që si shushunjë t’i ngjitet dikujt.

I vetmi që i ka mbetur është Berisha, nuk do e shesin njëri-tjetrin edhe këtë herë. Por po i uli pikë njëri-tjetrit, do u bien bateritë, ky është një avantazh për PS-në.”– tha ai./ S.M

Të fundit

E keni ditur më parë? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini një gotë qumësht para gjumit

Qumështi përmban dy përbërës, triptofanin dhe melatoninën, të cilat mund të kontribuojnë në një gjumë më të mirë. Më konkretisht,...

5 Maj, sa dëshmorë ka realisht Shqipëria?

Kush na ka gënjyer për numrin e dëshmorëve të pas Luftës së 2 Botërore dhe sa është numri i tyre në të vërtetë? A...

‘Për herë të parë në det’, Arbër Hajdari publikon foto me vajzën në plazh

Opinionisti i Big Brother Arbër Hajdari ka publikuar një foto ku shihet në plazh me vajzën e tij të vogël në krahë. “Me babin, për...

“Mami zbuloi kancerin, hyri fshehurazi në operacion”, Neda Balluku: Ishte tronditëse

Neda Balluku ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” një moment të vështirë të jetës, atë të diagnostikimit të mamit të saj me kancer. Ajo deklaroi...

Dëshmi të reja që ushqimet ultra të përpunuara mund të rrisin rrezikun e kancerit

Një studim i financuar nga Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit dhe Kërkimi i Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar dhe i publikuar në eClinicalMedicine,...

Lajme të tjera

Web TV