Lanë të ikte djalin e Tom Doshit pas aksidentit/ Merret në pyetje Drejtori i Policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Policisë Vendore të Lezhës, Alfred Elezi, është marrë në pyetje nga prokuroria, në lidhje me rastin e aksidentit te djalit të ish-deputetit Tom Doshi, James Doshi. Sipas burimeve, Elezi, të martën e 23 prillit, për rreth 2 orë ka dhënë shpjegime në lidhje me rolin e tij, përballë prokurorit Sabri Kastrati dhe 2 oficerëve të policisë gjyqësore.

Organi i akuzës ka dyshime se ai ka ndërhyrë përmes një telefonate te shefi i qarkullimit Ismet Sula, për të favorizuar djalin e Doshit, por kjo pritet të vërtetohet ose të hidhet poshtë edhe pas ekzaminimeve të tabulateve telefonike. Krahas procedimit për shpërdorim detyre, pritet të regjistrohet dhe akuza e ndikimit të paligjshëm, kjo në varësi të vijimësisë së hetimeve.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se me vendim të prokurorit është vënë në sekuestro makina tip “Lexus” e James Doshit, me të cilët bëri aksidentin në datën 17 mars./e.t

Të fundit

Takimi me shqiptarët në Athinë, Rama: Krenar për ju!

Kryeministri Edi Rama nis këtë të diel turin e takimeve me Diasporën në Athinë. Vizita e kreut të qeverisë shqiptare...

Zvicra fiton Eurovision 2024

Zvicra, e përfaqësuar nga “The Code” – Nemo është shpallur fituese e Eurovision, me votat e jurisë dhe të publikut, duke rrëmbyer në total...

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë paradites, si do të ndryshojnë temperaturat

Sipas MeteoAlb, depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë, mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë...

Horoskopi ditor, 12 maj 2024

Dashi Do të përjetoni një ditë që nuk është pa sfida, por megjithatë ka potencial për rritje dhe zhvillim pozitiv. Në fushën e financave, mund...

VIDEO/ Milan dhuron goleadë ndaj Cagliarit dhe e mbyll sezonin në mënyrë spektakolare

Pas më shumë se një muaji, Milani rikthehet të fitojë në kampionat dhe e bën këtë me goleadë ndaj Cagliarit, të cilit iu imponua...

Lajme të tjera

Web TV