Problemet me shikimin te fëmijët, mjekët ngrenë alarmin: Ja cilës grupmoshe i përkasin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin po vjen në rritje nga viti në vit. Mjekët e shkollave që po kryejnë depistimin e shikimit tek të gjithë nxënësit në shkollat 9 vjeçare, thonë se 1 në 8 fëmijë të grupmoshës 7-15 vjeç kanë vështirësi në shikim. Syri dembel është ai që po evidentohet më së shumti.

Mjeku Dritan Ali kërkon që si prindërit ashtu dhe mësuesit të jenë më vigjilent në identifikimin e fëmijëve që kanë probleme me shikimin por që ende nuk janë në dijeni.

Mësohet se prej kohësh eskpertë kanë dhënë alarmin se përdorimi me kohë të gjatë i pajisjeve teknologjike po çon në dëmtim të shikimit.

Për të kapur në kohë problemet me shikimin prej vitit 2022 ka nisur aplikimi i Programit Kombëtar të Depistimit të Shikimit në të gjitha shkollat 9 vjeçare të vendit. Të dhënat paraprake të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për këtë vit shkollor tregojnë se 55 030 fëmijë kanë kryer kontrolle dhe 7336 fëmijë kanë rezultuar me problematika në shikim të cilët janë referuar te mjekët specialist./kb

Të fundit

Krist Aliaj nuk ka mendim të mirë për romancën Heidi-Romeo

Kristi Aliaj iu bashkua të ftuarve në “Fun Club” për të folur rreth ngjarjeve të fundit në BBV. Ish-banori...

“Mos u dorëzo”, takim drithërues mes Romeos dhe të vëllait!

Ishte drithërues takimi mes Romeo Veshajt dhe të vëllait të tij, Marios. Pas një rrëfimi emocionues në linjën e jetës, Romeo u surprizua nga vëllai...

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”/ Biznesmeni bie pre e mashtrimit

Një biznesmen në Prrenjas ka rënë pre e një mashtrimi pasi dikush është shtirur si ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe i ka kërkuar...

Radha e nisjes në Çmimin e Madh të Majemit, Verstappen niset nga Pole Position

Max Verstappen do të niset i pari në Çmimin e Madh të Miamit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Piloti i Red Bull vendosi...

Euro sërish “e brishtë” në fundjavë, ja me sa këmbehet në shitje dhe blerje

Fundjava e ka gjetur sërish monedhën europiane Euro në nivele tepër të ulëta në tregun e këmbimit valutor të vendit tonë. Referuar tregut valutor 1...

Lajme të tjera

Web TV