Kontrabandë me ilaçet/ Arrestohen 2 persona, pronarë të një farmacie dhe një depoje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shtetas janë arrestuar falë një operacioni nga DVP e Tiranës në drejtimin e Prokurorisë, pasi kontrabandonin medikamente mjekësore pa pullë fiskale.

Operacioni ‘Medikament’ çoi në pranga Ermir Haxhiaj, 46 vjeç dhe Qazim Haka, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

‘Strukturat e hetimit të krimit ekonomik e financiar dhe Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, arrestuan shtetasit E. H., 46 vjeç, dhe Q. H., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit në farmacinë e E.H. dhe depon e Q.H., policia gjeti një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Gjithashtu u gjetën dhe disa pajisje dentare me vlerë rreth 17 mijë euro.

‘Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasit E. H., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në një depo të shtetasit Q. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, dhe pajisje dentare, me vlerë rreth 17000 euro.’, vijon më tej njoftimi.

Materialet i janë kaluar tashmë Prokurorisë.

Ermir Haxhiaj është arrestuar edhe më parë, pasi në gusht të vitit 2022, policia gjeti në farmacinë e administruar prej tij sasi të konsiderueshme medikamentesh pa pullë fiskale./E.T

Të fundit

“Plas” mes moderatorëve pas “shkarkimit për gafat” në emision/ E çove në zero…

Largimi i dy moderatorëve të emisionit “Mirmëngjes Shqipëri” në RTSH, Ermal Qorrit dhe Valbona Mhillit, duket se ka nxitur...

5 orë para deputetëve, mesazhet pikante të Dumanit/ Nga kërcënimet te akuzat politike

Altin Dumani, kreu i SPAK, raportoi sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ndërsa iu përgjigj për disa orë pyetjeve të ndryshme të deputetëve, që...

Lufta në Ukrainë e samiti i Paqes, Zelensky i telefonon Ramës

Presidenti i Ukrainës merr garancinë se Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse më samitin e Paqes që pritet të mbahet më 15 - 16 qershor...

Britania e Madhe drejt zgjedhjeve të parakohshme? Mediat: Mund të mbahen më 4 korrik

Britania mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Mediat britanike shkruajnë se Rishi Sunak pritet të njoftojë edhe datën e zgjedhjeve që me shumë...

Megi feston sot ditëlindjen dhe në mesin e gjithë urimeve, mungon ai nga partneri i saj

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë...

Lajme të tjera

Web TV