Arian Çani zbulon pse shqiptarët s’dalin kundër Ramës?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Pse bubërrojnë shqiptarët”, ishte pyetja e cila shkaktoi debat mes analistit Ergys Mërtiri, gazetarit Arian Çani dhe deputetit Tomorr Alizotit.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Mërtiri tha se shqiptarët nuk përballen me skandalet dhe tregohen indiferent ndaj tyre pasi sipas tij sitetmi u ka vënë “litarin e bukës”. Mërtiri shtoi se kur njerëzit kanë hallin e bukës ata nuk mund të mendojnë për lirinë.

Për këtë analisti tha se ka faj edhe opozita, gjë që u kundërshtua nga deputeti Alizoti, i cili tha se nuk mund të fajësohet opozita se vëllai i kryeministrit merret me korrupsion.

Pjesë nga debati në studio:

Arian Çani: A mos ndoshta kjo shoqëri vazhdon të bubërroje dhe nuk e ka efektin shok të korrupsionit dhe të këtyre standardeve?

Ergys Mërtiri: Është e vërtetë kjo, por pse bubërrojnë? E para sepse nuk beson te liria, nuk beson te kolektivja, nuk beson te e përbashkëta. Ne vijmë nga një regjim ku u provua automizimi i shoqërisë, pra individi izolohej nga tjetri dhe e shikonte si kërcënim tjetrin. Tjetri të fuste në burg, të denonconte, mund të ishte sigurims.

Nga ana tjetër e përbashkëta ishte kolektivja socialiste, te e cila ti angazhoheshe me dhunë. Ka një debat mes Marksit dhe autorëve më të vonë gjerman, Marksi thonë sa më shumë të varfërohen njerëzit, më shumë reagojnë. Autorët e tjerë thonë, sa më shumë të varfërohen njerëzit aq më të pafuqishëm janë për të reaguar. Kjo sepse kur ti mendon për hallin e bukës nuk ke fuqi për të menduar për liri dhe për të tjera. Në këtë pikë është “litari i bukës”. Këtu ka faj edhe opozita.

Lexo edhe :  E drejta për informim vijon të mbetet problem në Shqipëri

Tomorr Alizoti: Ne kemi fajin kryesor! Ç’faj ka opozita se vëllai i atij merret me këto gjëra?

Ergys Mërtiri: Ka faj se nuk i motivon njerëzit. Se të paktën të dalin ata që janë të djathtë./   S.M

Të fundit

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

E keni ditur? Këto janë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të...

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe...

Lajme të tjera

Web TV