Kosova i hap rrugë bashkëjetesës së personave të gjinisë së njëjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë.

Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka konfirmuar se kanë nisur me takimet që nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje,

“Siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti, Kodi civil është pjesë e agjendës sonë. Ne kemi qenë në takime me deputetët veç e veç dhe na duhet edhe ca kohë që ta kemi mbështetjen e deputetëve të kuvendit, por është e rëndësishme që të votohet edhe nga deputetët e opozitës”, tha Haxhiu .

“Mendoj që takimet me deputetët e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes do të vazhdojnë, qoftë në takime të përbashkëta, qoftë në takime veç e veç, por ne duhet të sigurohemi që nëse procedohet në kuvend, ky ligj të kalojë”.

Ajo tutje tha se s’kanë caktuar ende një datë për seancën në të cilën pritet të votohet për këtë projektligj, por tha se “sa më shpejt që të dërgohet, është aq më mirë”.

Ndërsa, për sa i përket votës nga deputetët e PDK-së, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, tha në një intervistë televizive se ende s’kanë marrë vendim se si do të veprojnë.

“Para çdo mbledhjeje, para çdo seance do të marrim vendim se si do të sillemi. Sot për sot s’i kam takuar deputetët dhe s’kemi marrë ende vendim. Unë personalisht do të votojë siç do të votojë grupi, pasi jam kryetar i grupit parlamentar”, tha Tahiri.

Por, në votat e deputetëve të LDK-së, qeveria zor që mund të llogarisë, pasi kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, tha se ky projektligj është punë e qeverisë.

“Ai është ligj që votohet me shumicë të thjeshtë, është detyrë e qeverisë që ta zgjidhë. Unë s’do të votojë as pro as kundër, është çështje e qeverisë. VV-ja i ka numrat në kuvend dhe duhet ta zgjidhë atë çështje”, tha Gashi në një intervistë.

Ndërsa, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se është në udhëtim zyrtar dhe porsa ta marrë vesh se çka ka deklaruar kryeministri Kurti, do të japë qëndrimin e grupit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka paralajmëruar se së shpejti në Kuvendin e Kosovës do të shkojë për votim Kodi Civil.

Për votimin e këtij Kodi, Kurti tha se do të merret personalisht me ndërtimin e një shumice parlamentare.

“Për këtë unë personalisht do të ndërtojë një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, ka deklaruar Kurti gjatë ditës./e.t

Të fundit

Përshkallëzohen tensionet, hidhet molotov te protesta para bashkisë

Militantë të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë së Tiranës, duke rrezikuar...

Humb ndjenjat një efektiv policie në protestën para bashkisë, largohet nga kolegët

Një efektiv policie është ndjerë keq e më pas ka humbur ndjenjat. Efektivi është larguar nga kordoni policor nga kolegët e tij. Ende nuk dihet gjendja...

Si do bëhet mbyllja e kontratave/ Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Kush përfiton rritje page/ Detajet nga indeksimi i pensioneve

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli ka folur për rritjen e pagave në sektorin publik. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Çoçoli shprehet se të...

Trendi i ri në rritje, gratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna në moshë të vonë

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet social freezing, për ta dalluar nga ngrirja...

Lajme të tjera

Web TV