“Votojnë gjithmonë të njëjtat parti”, politologu tregon qasjen qytetare ndaj votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politologu Blendi Kajsiu, i ftuar në një studio televizive, është shprehur se shqiptarët votojnë gjithmonë të njëjtat parti politike.

Kajsiu tha gjithashtu se shqiptarët janë paradoksal, pasi ankohen më shumë për politikën, por njëkohësisht janë edhe më luajalët në Ballkan në raport me forcat politike.

“Sipas kësaj pyetjeje shumica e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është demokraci. Pra për të interpretuar pyetjen mund ta ndajmë në 3 kategori. Nga 1 te 4 është diktaturë dhe nga 7 te 10 është demokraci. 5-6 do ishin regjim hibrid mes demokracisë dhe diktaturës. Pra 35 % besojnë se Shqipëria është një regjim hibrid. Këtu fillon një surprizë.

Kemi nga njëra anë pakënaqësi me politikën, që e shikojmë edhe te vlerësimi i partive politike, por nga ana tjetër, shumica e qytetarëve mendojnë se Shqipëria është demokraci. Dhe kjo është një nga paradokset e politikës shqiptare që ndoshta kolegët mund ta shpjegojnë, që nga njëra anë shqiptarët ankohen shumë për politikën dhe pikërisht këta njerëz vijojnë të njëjtat parti politike.

Pra Shqipëria është surprizë në raport me rajonin përsa i përket luajalitetit ndaj partive politike. Ndoshta këtu klientelizmi, punësimi përmes rrjeteve, shpjegon se përse shqiptarët vijojnë të votojnë të njëjtët aktorë, edhe pse janë të pakënaqur me ta”, tha Kajsiu./e.t

Të fundit

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Një tjetër helikopter fluturon mbi shtëpinë e BBV, ja për kë banor ishte mesazhi

Në Big Brother Vip tashmë kemi parë të vijnë dronë me mesazhe motivuese për banorët, por edhe helikopterë. Pas surprizës me helikopter, karafila dhe një...

Ulja e moshës ligjore për abort/ Ministrja Koçiu: Ligji është qartësisht i shkruar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu foli në emisionin “Real Story” për debatin që ka shkaktuar nisma ligjore për abortin. Gjatë kësaj interviste,...

Eksportohet energji/ KESH shet energji në vlerën e 3.2 milionë eurove për një javë

Shqipëria ka eksportuar sërish energji elektrike.Kjo ka ardhur si rezultat i reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit duke rritur...

Lajme të tjera

Web TV