Eksportohet energji/ KESH shet energji në vlerën e 3.2 milionë eurove për një javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka eksportuar sërish energji elektrike.Kjo ka ardhur si rezultat i reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit duke rritur ndjeshëm rezervën energjitike.

Në faqen zyrtare të Korporatës Elektorenergjitike Shqiptare është publikuar procedura e zhvilluar për periudhën 6 deri në 12 maj ku është shitur energji në vlerën e 3.2 milion eurove.Energjia elektrike është shitur me tre lote dhe me një çmim që varion nga  51 në 58 euro për megavator.

Ndërkohë që  niveli i ujit rezulton s ka arritur në 296 metra mbi nivelin e detit  që konsiderohet si kuota maksimale  për Kaskadën e Drinit.

Vetëm brenda pak javësh niveli I ujit në liqenin e Fierzës është rritur me më shumë se katër metra.Ky nivel është mjaft pozitiv duke marë parasysh faktin se ndodhemi para stinës së verës gjatë së cilës reshjet janë të pakta.Me tregues shumë pozitiv ka qenë prodhimi I energjisë elektrike edhe gjatë vitittë kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare të Enti Rregullator, gjatë vitit të kaluar është prodhuar 8.8 milion mëh energji elektrike ose rreth 1.8 milion më tepër nëse e krahasojmë me vitin 2022.

Sasia e energjisë së prodhuar rezulton se është rreth 11% më shumë sesa konsumi i energjisë./e.t

Të fundit

Nga cili grup gjaku tërhiqen më shumë mushkonjat

Vera është e mrekullueshme. Dita zgjat më shumë, netët janë të nxehta, ne shkojmë në kamping, kemi një piknik...

Çfarë ndodh ndaj banesave/ Lehtësohen kriteret e kredisë konsumatore

Kriteret e kredisë për individët ishin të copëzuara gjatë këtij tremujori, me një lehtësim të tyre për kreditë konsumatore dhe një shtrëngim në kreditë...

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Dua Lipa në listën e njerëzve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën 40 vjeç

Këngëtarja me origjinë shqipare Dua Lipa është renditur si një ndër njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar nën moshën 40-vjeç. Në të njëjtën...

Cameron do vizitojë Shqipërinë, zbardhet programi për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vijë së shpejti në Shqipëri për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara...

Lajme të tjera

Web TV