“Nëse flas sot, do të ketë zjarr”, situatë e tensionuar mes Salah dhe Klopp tek Liverpool

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpool barazoi 2-2 me West Ham, në ndeshjen e Premier League. Në këtë takim nuk mungoi tensioni në kampin e The Reds, teksa kamerat fokusuan një moment në minutën e 81-të.

Teksa po priste të futej në fushë, Salah debatoi me trajnerin Klopp, ku për të qetësuar situatën u desh ndërhyerja e shokëve të skuadrës. Vlen të theksojmë se barazimi i sotëm “zbeh” në maksimum shanset e Liverpool për të fituar titullin.

Në intervistën pas ndeshjes, Klopp nuk dëshiroi që të diskutonte shumë lidhur me këtë rast, duke thënë se për të është një çështje e mbyllur.

Por, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Salah, pasi përgjigja e tij ka lënë të nënkuptohet se ajo përleshje mes dy palëve nuk ka mbetur vetëm në fushë.

Egjiptiani nuk arriti që t’i shpëtonte pyetjes lidhur me këtë situatë, pas largimit nga stadiumi.

“Nëse flas sot, do të ketë zjarr”, ishte përgjigja e Salah kur u pyet nga gazetarët se çfarë ndodhi në të vërtetë mes tij dhe trajnerit.

Të fundit

Duka ”shuplakë” Berishës e Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka dalë kundër sulmeve që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë...

Gjendja e medias në keqësim të vazhdueshëm në Shqipëri, autoritetet premtojnë përmirësim

Në Tiranë, veprimtarë dhe organizata që mbrojnë lirinë e shtypit pohuan sot se gjendja e medias shqiptare po përkeqësohet në vazhdimësi, ndërsa siguria e...

Vjen vera/ Fundjavë ideale për plazh, temperaturat kapin nivele maksimale

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ditën e diel...

Përfitimet shëndetësore të arrave dhe arsyet pse duhet t’i hani ato

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez. Disa nga arsyet pse duhet të...

Pasi v**u gruan, Eduardi shkon në market dhe blen birra: Ma hap pak TV dua të shoh lajmet

Shqiptari Eduart Denaj i mori jetën gruas, Enkelejda Denaj dhe më pas ka vijuar sikur të mos kishte bërë gjë. Ngjarja shokuese ka ndodhur...

Lajme të tjera

Web TV