“Nuk është me tapi e Edi Ramës”/ Velia: Tirana po ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi protestën e djeshme, të thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta para bashkisë. Në një intervistë për Report tv, Veliaj tha se interesi i protestës është tërësisht banal sepse u mbyll me fjalët “lironi Saliun”.

“Godina e bashkisë është monument kulture. Ndaj, të thuash se po e bëjmë këtë për teatrin dhe po djegim një monument kulture, që është realisht monument kulture, se ai (ish godina e teatrit) nuk ishte me ligj, është diskreditimi më i madh. Pastaj, ta mbyllësh protestën duke thënë lironi Saliun, aty vërtet katandiset kokoshi një thelë, se kuptohet që interesi është tërësisht banal dhe jo parimor”, tha Veliaj.

Veliaj nënvizoi se Shqipëria dhe Tirana janë kantiere të jashtëzakonshme pune dhe transformimi.

“Apeli im për administratën është fokusi te puna. Këto molotovët do të konsiderohen si ndeshja e derbit kur hidhen flakadanë, por puna do mbetet, veprat do mbeten. Ajo që mund të them për protestën është se ky është një është një vend i lirë, por mos ia merrni fytyrën Tiranës.  Habitem me gëzimin e disa njerëzve që të shahet Tirana, të shahet Shqipëria…. Shqipëria nuk është me tapi e Edi Ramës dhe Tirana nuk është me tapi e Lali Erit. Shqipëria dhe Tirana janë kantiere të jashtëzakonshme Transformimi, ku kryeministri me vizionin e tij dhe administrata e bashkisë me vizionin e saj, po i bëjnë këto transformime. Kur shikon disa njerëz që eksitohen jashtë mase, gëzohen se si qytetit apo shtetit tënd i vihen stërkëmbësha, më duket gjesti më jopatriotik”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se punët në kryeqytet po ecin me shpejtësi të madhe, ndërkohë që një grusht njerëzish duan që t’i marrin fytyrën Tiranës

Lexo edhe :  Sulmi i Veliajt ndaj mediave/ Rama zbulon bisedën: Ja çfarë i thashë

“Më vjen keq që, teksa Tirana ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme, disa qyqarë që kanë ngelur mbas Saliut dhe Ilirit po humbasin vitet më të dobishme të jetës. Unë e di se puna që bëj është një punë shumë polarizuese. Por, në fund të ditës, pyetja është se çfarë mbetet nga puna e çdo njerit? Ai shesh aty do mbetet, Pazari i Ri do mbetet, 40 shkollat do ngelen, këndet e lodrave do mbeten, Bulevardi po – të gjitha investimet që kemi bërë – Parku i Farkës, Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik. Pyetja është, nëse i adresohesh një njeriu të thjeshtë, çfarë ka bërë për ty Ilir Meta, që e ka kthyer gjithë këtë histori si “Përputhen” dhe “S’përputhen”? Pra, në një dramë kalamajsh, një dramë njerëzish të papjekur. Më thuaj një shkollë, një kopësht, një çerdhe që kanë bërë ata? Merr rrugën “Mustafa Matohiti”, ku ajo shkolla “Kosova” ngjitur me dritaren e Saliut është prova më ulëritëse e diferencës sonë. Ishte parking për t’u bërë pallat i tyre. U shpronësua për t’u bërë shkollë nga ne”, tha Veliaj.

Të fundit

Vjen vera/ Fundjavë ideale për plazh, temperaturat kapin nivele maksimale

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime...

Përfitimet shëndetësore të arrave dhe arsyet pse duhet t’i hani ato

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez. Disa nga arsyet pse duhet të...

Pasi v**u gruan, Eduardi shkon në market dhe blen birra: Ma hap pak TV dua të shoh lajmet

Shqiptari Eduart Denaj i mori jetën gruas, Enkelejda Denaj dhe më pas ka vijuar sikur të mos kishte bërë gjë. Ngjarja shokuese ka ndodhur...

”Ding Ding”, një këngë plot ngjyra nga Geatori dhe Luizi. Nga çapaçule tek Big Brother

Getoar Selimi dhe Luiz Ejlli janë bërë bashkë për këngën plot ngjyra ”Ding Ding”. Këtë herë fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, vjen...

Dieta mesdhetare dhe ushqimet që duhet të hani kundër kancerit të gjirit

Dieta mesdhetare është e konfirmuar zyrtarisht tashmë se është aleati numër një i shëndetit të mirë, atij të përgjithshëm, por veçanërisht kundër kancerit të...

Lajme të tjera

Web TV