Protesta/Veliaj: Vajza e Saliut e çuni i Fariut bërtasin ‘poshtë pinjollët e komunistëve’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi edhe pjesëmarrjen e Argita Berishës dhe të Klevis Balliut në protestën para bashkisë.

“Kur ti dëgjon vajzën e Saliut, vajzën e Safetit, çunin e Fariut qe thonë “poshtë pinjollët e komunistëve”, por unë jam rritur vetëm që 10 vjeç, kurse ata njihen ende me emrin e prindit, djali dhe vajza e filanit. Unë besoj që Tirana gjithmonë e më shumë është e çunave dhe gocave që janë rritur vetë dhe i kanë bërë gjërat me mund e djersë, sesa ata që i kanë trashëguar nga mami dhe babi”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se Berisha dhe Meta po bëjnë zhurmë për t’i hequr vetes frikën nga humbja e radhës.

“Te filmi‘Beni ecën vetë’, Beni bërtiste me zë të lartë dhe ulëriste në pyll që t’i hiqte frikën vetes, jo që të trembte të tjerët. Këta bëjnë zhurmë për t’i heq vetes frikën nga humbja e radhës, po nuk e dëmtojnë qytetin. Sigurisht, përfundojnë nëpër instagrame dhe reelsat e turistëve. Unë po bëj çmos t’i çoj turistët tek Kopshti Zoologjik, ata bëjnë çmos ta kthejnë Kopshtin Zoologik në qendër të Tiranës, por kjo është zgjedhja e tyre. Kështu që nuk e ndërpresim jetën e qytetit”, deklaroi Veliaj./e.t

Të fundit

Gati për një super ndryshim? Të tregojmë ngjyrën e përsosur për flokët

Tani që pranvera po largohet dhe vera është shumë pranë, ka ardhur momenti të përshtatesh me motin me diell...

Pronarët trëmbeshin nga tatimi!/ Rivlerësimi ‘zhbllokon’ shitjen e pronave luksoze

Vilat luksoze, apartamentet dubleks, apo bizneset mëdha etj… do të përfitojnë më shumë nga rivlerësimi i pasurive, pasi ju ulet automatikisht vlera e lartë...

Biletat e “Final Four”, tifozët ankohen për çmimet e larta

Prej ditësh vijon shitja e biletave të gjysmëfinales së sotme. Në sektorin “N” do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori “S” është i rezervuar...

SPAK lëshon 43 urdhër arreste/ Gazetarja zbardh detaje të bujshme nga megaoperacioni

Gazetarja Etleva Delia thotë se operacioni i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ku u lëshuan 43 urdhër arreste, është vijim i operacionit “Metamorfoza...

A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

Duket se çështja e rrogës mbetet ende tabu për shumë njerëz, të cilët nuk duan ta ndajnë këtë informacion me kolegët apo miqtë. Ekspertët...

Lajme të tjera

Web TV