Vota e emigranteve, Rama-Basha tur në diasporë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa herë afrohen zgjedhjet, politika vendos në axhendën e saj takime me diasporën. Edhe pse emigrantët që jetojnë jashtë ja kanë kërkuar politikës në çdo ndryshim të Kodit Zgjedhor përfshirjen e votës së emigrantëve, politika asnjëherë nuk është bërë bashkë që të krijojnë kushtet për emigrantët në të drejtën e zgjedhjes. Megjithatë si kryeministri Edi Rama ashtu edhe kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha kanë planifikuar në agjendën e tyre takim me përfaqësues të disporës. Kjo shihet edhe si taktikë që të paktën nga dy vendet si Greqia dhe Italia politika ti “tërheqë” për tu marrë votën, në pamundësi që ata ta ushtrojnë këtë të drejtë në vendet ku jetojnë. Pavarësisht se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi të drejtën e emigrantëve për të votuar, si një detyrim ligjor të shtetit shqiptar, sërish në zgjedhjet e vitit të ardhshëm duket mjaft e vështirë që kjo të ndodhë. Edhe pse mund të gjendet një mënyrë se si mund të votohet në zgjedhjet e 2025 nga të gjithë emigrantët, politikës i interesojnë që të grumbullojnë vetëm të vetët. Qeverisë në përgjithësi nuk i intreson vota e diasporës nga jashtë vendit pasi mund të ketë ndikim substancial në rezultatet e zgjedhjeve dhe si pasojë në jetën politike brenda shtetit, veçanërisht kur një shtet ka diasporë të madhe në proporcion me popullsinë brenda vendit. Në botë ka metoda të ndryshme se si mund të marrin pjesë në votim emigrantët duke filluar nga votimi personalisht në qendren e votimit në misone diplomatike dhe misionet konsullore; votimin me faks apo edhe me postë. Këto janë hedhur edhe në tryeza diskutimi, por kryeministri Edi Rama e quan të vështirë pasi nuk ka një database për emigrantët që jetojnë jashtë.

Takimet me diasporën

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka lajmëruar në profilin e tij Facebook sot një takim me bashkatdhetarët e zonës së Desia në Itali, ku do të ketë mundësi të bashkëbisedojë me shqiptarët që jetojnë në këtë rajon mbi problematikat e tyre dhe sidomos për propozimin e PD për votën e diasporës. Basha e ka bërë të ditur këtë takim nëpërmjet një video ku fton qytetarët ti bashkohen në këtë takim. “Ftesë bashkatdhetarëve tanë të takohemi dhe bashkëbisedojmë nesër (sot) në orën 18:00 në Euro Taverno Desio – Via Lavoratori Autobianchi Nr 1, Desio”, shkruan Basha. Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë. Sipari i takimeve të Ramës do të nisë në 12 maj me Athinën, ku pritet të zhvillohet një takim me pjesëmarrje të gjerë. Për këtë qëllim në Athinë ishte edhe  Sekretari Organizativ i PS Blendi Klosi dhe drejtues të tjerë të PS të cilët patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jeton në Athinë. Nisja e turit të takimeve të kryeministrit Rama në diasporë synon të thellojë lidhjet që vendi unë ka me shqiptarët kudo në botë. “Së shpejti! Rienergjizimi i Diasporës për Shqipërinë 2030 maj-qershor”, shkruan Rama në foton e postuar këtë të mërkurë. Por Edmont Guri, përfaqësues i diasporës shqiptare në Greqi, është shprehur se pret që shteti shqiptar ta kthejë më shumë vëmendjen nga kjo shtresë. Ai foli lidhur me takimin e planifikuar nga kryeministri Edi Rama me shqiptarët në Greqi. Guri tha se shteti shqiptar i detyrohet shumë diasporës dhe sipas tij, mjafton vetëm fakti që miliona euro kanë hyrë në vendin tonë nga shqiptarët e Greqisë. Ai shtoi se diaspora shqiptare në Greqi kërkon të ngrejë marrëdhënie të shëndetshme me shtetin shqiptar dhe një gjë shqetësuese sipas tij, është edhe vota e diasporës, e cila nuk është mundësuar ende nga politika në vendin tonë. “Le të shpresojmë që të kemi takim me kryeministrin. Kemi pasur kontakte. Greqia ka diasporën e saj. Është një moment shumë i përshatshëm për të dy palët, kryesisht edhe për shtetin shqiptar, që të kthejë vëmendjen te diaspora shqiptare. Diasporës shteti shqiptar i detyrohet shumë, duke marrë parasysh faktin që vetëm nga Greqia janë dërguar miliona euro. Kjo mjafton për ti kujtuar politikës shqiptare dhe kryeministrit aktual, për të kthyer vëmendjen te diaspora. Janë shenja të mira, megjithëse jemi në një situatë aspak të këndshme. Diasporën e shqetëson edhe vota e diasporës. Ne kërkojmë të ngremë raporte të shëndetshme me shtetin shqiptar. Duke qenë për faktin se tani diaspora disponon të gjitha mundësitë, për të ofruar konsulencë apo për të drejtën e votës. Le të shpresojmë se Rama do të ketë takime edhe me politikanët grekë”, tha Guri.

Të fundit

Revista amerikane përshkrim Shqipërisë: Pse po bëhet kaq popullore?

Turistët vazhdojnë të rezervojnë fluturime pavarësisht inflacionit. Megjithatë, destinacionet ku ata drejtohen mund të jenë të ndryshme, shkruan Elizabeth...

Arbana Osmani nuk i ndal pushimet, shijon hotelin e shtrenjtë në Mykonos me Xhemi Shehun

Që Arbana Osmani është sërish me pushime, ky nuk është fare lajm. Ngelet vetëm të shijojmë prej saj destinacionin që zgjedh të ekspozojë në...

Frutat e pranverës/ Mjeku tregon përfitimet për trupin e njeriut

Herbalisti dhe mjeku alternativ, Irfan Gjeci ka dhënë disa këshilla lidhur me frutat e pranverës dhe mrekullitë që ato bëjnë për trupin e njeriut. I...

“Prologu i një viti të shkëlqyer me turistët që mirëpret”, Rama nxjerr pamjet nga Saranda

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga bregdeti i Sarandës. Rama shkruan krah videos se ky qytet mirëpret turistë nga e gjithë bota e...

Humbje e madhe për kinematografinë shqiptare, mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori Vasillaq Godo. Aktori u lind në Vlorë, më 15 shkurt 1943. Vasillaq Godo ishte një ndër aktorët...

Lajme të tjera

Web TV