E vetmja dritë në fundin e tunelit të Metës janë prangat e Dumanit dhe Kllapit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja

Kjo ironia e sotme e Ilir Metës me 7×7=42, më kujton përmbytjen e Urës Vajgurore në vitin 2018.

Në atë kohë, doli lumi dhe i mori përpara të gjitha, të mbjellat, fushat, shtëpitë, balta u fut dhe notonte në dhomat e gjumit të banorëve. Gjithçka u përmbyt.

Siç e donte zakoni, Edi Rama u shfaq në fshatrat e përmbytur dhe një ndër banorët, tek shtëpia e të cilit kuzhina dhe dhoma e gjumit notonin në ujë, balta kishte arrit deri në tavan dhe gjithçka kishte dalë jashtë përdorimit, bëri të njëjtën batutë të Ilir Metës: “Hë, si tha ai në Parlament? 7×7=42!”

Edhe Ilir Meta sot vetëm se me dallimin që shtëpia e atij banori pas një farë kohe u pastrua nga uji dhe nga balta dhe me vështirësi, por iu rikthye normalitetit, ndërsa kjo përmbytje në “Shtëpinë e Lirisë”, kjo hata dhe ky qamet, kjo çmendje dhe kjo çmeritje, kjo marrje malesh dhe kjo nëmitje, kjo marrëzi dhe kjo babëzi, kjo frikë dhe kjo paudhësi, është e pashpresë, është e paudhë, është e pa shteg, është e parrugëdalje, është një përpjekje e kot drejt askundit, është një tunel në fund të së cilit e vetmja dritë që shfaqet janë prangat e Altin Dumanit dhe Sotir Kllapit./    S.M

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV