“Mbrojti” Ramën, gazetarët italianë shpërthejnë kundër Melonit: Mjaft sulmuat mediat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni komentoi këtë të diel në një konventë të partisë së saj që mbahej në Pescara, reportazhin e gazetarit Giorgio Mottola në RAI 3 për Shqipërinë. Meloni e konsideroi sulm të së majtës italiane ndaj Edi Ramës dokumentarin që trajtonte marrëveshjen për emigrantët.

“Më ndihmoni t’i dërgoj solidaritetin tonë Edi Ramës për linçimin vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe Tele-Meloni (RAI), ju e dëgjuat atë Telemeloni apo jo? Ai krijoi një reportazh për Shqipërinë në të cilin e portretizonte atë si një narko-shtet” – tha Meloni.

Pas këtij reagimi pati komente të shumta në Itali në mbështetje të emisionit “Report” të drejtuar nga gazetari Sigfrido Ranucci.

“Përveçse mbrojtje e informacionit, shërbimit publik, gazetarisë investigative! Nga fjalët që kryeministrja Giorgia Meloni i kushtoi sot nga Pescara programit të thelluar gazetaresk të RAI-t, duket qartë se kjo duhet të ndalet. Pas dekretit bullgar tani jemi te ai shqiptar”, – shkruan në një deklaratë të saj USIGRAI, sindikata e gazetarëve të RAI-it.

“Për Giorgia Melonin, hedhja dritë mbi mënyrat se si u zyrtarizua marrëveshja me kryeministrin Edi Rama për qendrat e emigrantëve që do të ndërtohen në Shqipëri është si një “linçim” i popullit shqiptar.

Një investigim gazetaresk, i cili synon të sqarojë se si po shpenzohen paratë e taksapaguesve, nuk na duket se shkakton ndonjë ofendim ndaj popullit shqiptar, ndaj të cilit ne shprehim solidaritetin tonë se është kërkuar në mënyrë të papërshtatshme nga Kryeministrja, për arsye elektorale. Ne prisnim që do të dilte një fjalë nga qeveria në mbrojtje të gazetarisë së shërbimit publik “Made in Italy”, por është e qartë se kemi gabuar” – thuhet në deklaratë.

Lexo edhe :  Rama për mediat greke: Takimi s’ka lidhje me Belerin, histori e politikës tuaj, jo e jona

Fjalë në mbështetje të emisionit “Report” kanë ardhur edhe nga Presidenti i Federatës Kombëtare të Shtypit Italian (Fnsi), Vittorio Di Trapani që ka shprehur mbështetje për investigimin dhe lirinë e shtypit.

“Qeveria e sovranitetit ushqimor “Made in Italy” dhe e sovranizmit, befas bëhet ksenofile kur vjen puna për t’iu bashkuar linçimit të gazetarisë investigative dhe lirisë së shtypit. Unë jam me lirinë e raportimit” – shkroi ai në një deklaratë për mediat./e.t

Të fundit

Skemë tjetër pensionesh, do të paguhen më shumë ata që jetojnë në zonat rurale

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka...

Shkak procesi i vettingut, KPK merr vendimin për prokurorin e njohur

Procesi i vettingut vijon të pastrojë nga radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë probleme me ligjin. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)...

Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Së fundmi, Robert Berisha nuk është kursyer me detajet nga lidhja e tij më e re. Në një intervistë ai tregoi se si është njohur...

Qershia rrezikon të mbetet në pemë, mungesa e fuqisë punëtorë vë në vështirësi fermerët

Sektori i bujqësisë viteve të fundit po përballet me vështirësi sa i përket gjetjes së fuqisë puntore. Punonjësit në këtë sektor pakësohen çdo ditë, duke...

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të...

Lajme të tjera

Web TV