Ne budallejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Edison Ypi

Ne budallejt e duam pushtetin ta bëjmë më të mirë. Ju t’squtët pushtetin nuk e doni për asgjë tjetër veçse ta vidhni.

Ne budallejt e besojmë qytetarinë, artin, kulturën, meritokracinë transparencën. Ju skilet besoni nepotizmin, klientelizmin, regjionalizmin, mercenarizmin, sidomos rrenën.

Ne budallejt themi atë që mendojmë dhe e besojmë atë që ju të squtët thoni. Ju të shkathtit nuk thoni atë që mendoni dhe nuk e besoni atë që ne budallejt j’u themi.

Ne budallejt besojmë se Dielli lind nga Perëndimi. Ju iteligjentët thoni se dielli lind nga Lindja.

Për ne budallejt ekonominë e mbajnë në këmbë biznesmenët. Ju pehlivanat thoni se këtë shërbim të çmuar e bëjnë proletarët. Thoni si të doni, veç mos u habisni kur kallaballëku të zbresi në shesh të rrafshojë gjithçka.

Ne budallejt e kemi të qartë se banakierët televizivë të së enjtes mbrëma janë pararoja e dallavereve dhe hajdutllëkut. Ju kopilat këtë bëni sikur nuk e kuptoni. Sytë j’u dalçin. Juve dhe atyre.

Ne budallejt përdorim nja një mijë fjalë kur flasim dhe nja pesë mijë kur shkruajmë. Ju eruditët as flisni as shkruani. Derisa të mësoni ca fjalë ju kokpalarët, do vazhdojmë të dërdëllisim dhe shkarravisim ne budallejt.

Ne budallejt që nuk kemi kushedi se çë dhe nuk fitojmë asgjë, e marrim faturën tatimore për çikërrimat që blejmë. Ju banditët e pangopur që keni gjithçka, faturë tatimore as merrni as e jepni edhe kur blini e shisni grataçiela.

Ne budallejt nuk vjedhim. Ju gjenialët vidhni. Po të vidhnim ne, budallej do ishit ju.

Ne budallejt lexojmë poezi. Madje ka ndër ne budallejtë ca idiota që poezitë i mësojnë përmendësh.

Lexo edhe :  Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Poezitë më të bukura për ne budallejt janë ato që dridhin zemrën dhe zbutin shpirtin. Për ju gjenialët janë ato që tregojnë si piqen mëlçitë në prush dhe si bëhet pilafi me lëng mishi.

Ne trashanikët femrave u bëjmë komplimenta. Ju elegantët femrave u mbani leksione. Prandaj ne budallejve femrat na falin atë pyllin e fundbarkut, ndërsa juve j’u dhurojnë noc rrokun.

Ne budallejt nuk ikim nga Shqipëria. Ju fenomenalët ikni. Aman mos ikni. Po ikët ju, të squtë bëhemi ne.

Ne budallejt e dimë që era, shiu, breshëri, toka, deti, malet, kodrat, lumenjtë, përrenjtë, u përkasin të squtëve. Por Bota është e budallejve./    S.M

Të fundit

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të...

Çuçi mbledh Grupin e PS-së: Merreni me shumë impenjim, pas dy javësh do jemi në…

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për...

Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit përgjatë javës

Kjo javë do të jetë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e...

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura (Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli gjatë një interviste për ndeshjen,...

Njerëzit më inteligjentë kanë lindur nën këto tre shenja të zodiakut

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Lajme të tjera

Web TV