Ora e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për vlerën marramendëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e Titanikut është shitur për një shumë marramendëse.  Plot 1.4 milionë euro.

Ora iu shit një koleksionisti privat në SHBA nga Henry Aldridge & Son në Devizes, Wiltshire, për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për reliket e Titanic.

Ora pritej të shitej diku mes 100,000 dhe 150,000 £. Objekti prej ari është një ndër artikujt që ofrohen në shtëpinë e ankandit Henry Aldridge & Son në Ëiltshire, Angli, duke përfshirë valixhen që përmbante violinën që luante drejtuesi i grupit kur u mbyt anija, si dhe një libër xhepi që regjistron udhëtimet e planifikuara të Titanikut.

Ora i përkiste John Jacob Astor, 47 vjeç, i cili u fundos bashkë me anijen më 15 prill 1912 pasi ndihmoi gruan e tij në një varkë shpëtimi.

Në vend që të provonte fatin në një varkë tjetër shpëtimi, biznesmeni i veshur gjithmonë me shije, një anëtar i shquar i familjes së pasur Astor, u pa për herë të fundit duke pirë një cigare dhe duke biseduar me një pasagjer tjetër.

Trupi i tij u gjet në Atlantik, shtatë ditë pas fundosjes së anijes. Pasi u nxor nga uji, bashkë me të u gjend edhe ora e arit 14 karatë, në të cilin ishin gdhendur inicialet JJA.

Ora ishte ndër sendet personale që u gjetën me trupin e Astorit pas fundosjes së Titanikut, sipas shtëpisë së ankandit. Ai kishte po ashtu mansheta floriri, një unazë diamanti, para dhe një portofol.

Pasi trupi i Astorit u gjet, këto sende iu dërguan djalit të tij, Vincent Astor, i cili e rivendosi plotësisht orën në gjendje pune. Në vitin 1935, Vincent ia dha orën si dhuratë pagëzimi djalit të tij të vogël William Dobbin IV, sekretarit ekzekutiv të John Jacob Astor, sipas shtëpisë së ankandit.

Lexo edhe :  Kris Jenner zbulon se ka tumor

Aldridge i tha CNN se familja Dobbyn e mbajti  orën deri në fund të viteve 1990, kur ajo u nxor në ankand.

Astor konsiderohej si një nga njerëzit më të pasur në botë në kohën e fundosjes së Titanikut, me një vlerë neto prej rreth 87 milion dollarë – ekuivalenti i disa miliardë dollarëve sot./   S.M

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV