Pas mediave dhe opozita italiane kundër sulmeve të Melonit: Mbështesim RAI-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm mediat, por edhe politika italiane e ka konsideruar të papranueshëm sulmin që kryeministrja Giorgia Meloni bëri për RAI duke mbrojtur kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

“Më ndihmoni t’i dërgoj solidaritetin tonë Edi Ramës për linçimin vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe Tele-Meloni (RAI), ju e dëgjuat atë Telemeloni apo jo? Ai krijoi një reportazh për Shqipërinë në të cilin e portretizonte atë si një narko-shtet” – tha Meloni gjatë një tubimi të partisë së saj “Vëllezërit e Italisë” në Pescara.

Pas kësaj deklarate kanë reaguar anëtarët e Partisë Demokratike të Komisionit Mbikëqyrës dydhomësh të RAI-t.

“Solidaritet me të gjithë redaksinë e Report-it të akuzuar padrejtësisht nga kryeministrja për linçim. Për Melonin, çdo thashethem jashtë propagandës së Palazzo Chigi është një sulm ndaj lidershipit të tij. Në vend që t’u shpjegojë italianëve humbjen e madhe të fondeve për marrëveshjen Itali – Shqipëri sulmon transmetuesin publik”, – thuhet në një deklaratë të anëtarëve të PD-së.

“Meloni si Apate, perëndesha e mashtrimit. Ajo që tha sot nga Pescara është një asgjë absolute, ajo flet për diçka që nuk ekziston. Kryeministrja kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar edhe gazetarinë investigative, si në rastin e Report dhe solidarizohet me kryeministrin Rama pa dhënë përgjigje për Demokracinë e gjorë dhe Italinë e gjorë që po qeveriset nga ata që e shohin botën me blinda”, – shkroi Angelo Bonelli, deputeti i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë./e.t

Të fundit

‘Welcome Lord Cameron!’/ Tirana bëhet gati të presë sekretarin e Jashtëm të Britanisë

irana bëhet gati për të mikpritur nesër sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Gjatë qëndrimit të...

Si qëndron e vërteta pas veshjeve luksoze të Françeskës në BBV?

Një nga gjërat më të komentuara në këtë Big Brother kanë qenë veshjet luksoze me çmime marramendëse të Françeskës. Krahas thashethemeve në lidhje me...

Hekurudha Tiranë-Durrës, përfundojnë 70% e punimeve

Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të përfundojë brenda marsit të vitit të ardhshëm. Aktualisht janë mbyllur 70% e punimeve fizike për ndërtimin e hekurudhës si dhe kanë...

Endri Xhafo: Escobar dha mesazhin e qartë për Berishën, SHBA nuk e duan

Gazetari Endri Xhafo në rubrikën “Opinion” në News24 duke komentuar deklaratën e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha se ajo është një...

Ledioni flet për moderimin e tij në ‘BBVA 3’

Para finales së madhe më 25 maj, Ledion Liço, moderatori i këtij edicioni, ka ndarë me ndjekësit e tij ndjesitë nga ky rrugëtim i...

Lajme të tjera

Web TV