Bankat japin 1 mld lekë kredi në ditë Rritet kërkesa në vitin 2024, preferohet leku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjate muajit mars, bankat tregtare kanë dhënë mesatarisht, çdo ditë 1 mld lekë kredi. Shuma tregon se kërkesa nga bizneset dhe qytetarët janë rritur këtë vit.

– Advertisement –

Kërkesa për të marrë kredi është rritur këtë vit. Bankat tregtare dhanë 30.1 miliardë lekë kredi vetëm në muajin mars, shifër kjo 8% më e lartë, krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Pra, mesatarisht, ato kanë disbursuar 1 mld lekë çdo ditë.

Për të gjithë tremujorin e parë, vlera e kredisë së re të disbursuar ishte 83 miliardë lekëve, me rritje 30% krahasuar me tremujorin e vitit 2023.

Të dhënat e regjistruara nga Banka Qendrore, tregojnë se kredia në lekë mbart pjesën më të madh të shumës. Ajo ka arritur në 62% të totalit, nga 41% që kishte qenë një vit më parë.

Rritja e kredisë së re është mjaft domethënëse, duke pasur parasysh edhe efektin e kursit të këmbimit. Megjithëse kreditimi i ri po dominohet nga leku, ajo pjesë e portofolit në valutë të huaj vazhdon të ndikohet negativisht nga rënia vjetore e kursit të këmbimit.

Kredia e re për bizneset për periudhën janar-mars 2024 arriti në 58.1 miliardë lekë, në rritje me 53% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Ndërsa kredia e re për individët arriti në 24.6 miliardë lekë, në rritje me 13.8% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar./   S.M

Të fundit

Stefania Craxi dhe Argita Berisha: Dy modele të kundërta të baballarëve nën hetim

Nga Ylli Pata Argita Berisha deklaroi mbrëmë se është gati të marrë poste të rëndësishme në opozitën shqiptare. Një deklaratë...

Për kë votuan vjet ata që janë pro dhe kundër Dumanit

Nga Eduard Zaloshnja  Në sondazhin që zhvillova së fundmi për Report TV rreth çështjeve të nxehta të ditës, ishte edhe pyetja “Dumani kërkoi që pas mbarimit të...

Mesazhi i Escobar e ‘Dosja Britanike’, Berisha-Meta jo më deputetë?!

Nga Jakin Marena Opozita vijon të jetë e ndarë në disa pjesë, si pasojë e situatës kaotike në të cilën gjendet PD, partia më e...

Avokati Beqiri: Ervis Martinaj nip i Liri Berishës, policia s’guxonte ta prekte!

Avokati Idajet Beqiri hedh akuza të forta për lidhje mes bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj me Sali Berishën. I ftuar në Report...

Ngjela zbulon çfarë fshihet pas Dosjes Britanike që i çuan Berishës: Nëse nuk ka prova…

Berisha apeloi vendimin, ndryshe nga pretendimet e ish kryeministrit demokrat, tregohen mekanizmat se kush e inicioi këtë ndëshkim për liderin historik të PD. Në një...

Lajme të tjera

Web TV