Familja e kërkonte prej ditësh, nuk do ta besoni ku u gjend macja “aventuriere”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mace e vogël u gjet nga brenda një kutie të Amazon në Kaliforni pasi u zhduk nga Utah, duke mbijetuar gati një javë pa ujë dhe ushqim. Kjo pasi pronarët e Galena-s e dërguan aksidentalisht pa e vënë re, raportoi New York Post. Pronarja e koteles, Carrie Clark i tha agjencisë së lajmeve KSL-TV: “Nuk e besova në fillim dhe mendova se ishte një shaka”.

Pasi vunë re se kafsha shtëpiake nuk gjendej askund, ata filluan kërkimin.

“Galena është një mbështetje e madhe emocionale për mua dhe më ka ndihmuar të kaloj shumë sfida shëndetësore gjatë gjashtë viteve të fundit. Ankthi dhe stresi për të mos ditur se çfarë i ndodhi ishte torturuese”, -tha Clark.

Për gjashtë ditë, pronarja dhe familja e saj vendosën postera në zonë duke kërkuar ndonjë informacion për macen e tyre.

Më vonë, Clark mori një telefonatë nga një veteriner në Kaliforni duke thënë se Galena u soll në klinikë, ku mikroçipi i saj u skanua. Veterineri shpjegoi se macja ishte sjellë nga një punëtor i Amazon, i quajtur Brandy, i cili e gjeti macen në një kuti kthimi me adresën e shtëpisë së Clark, sipas raportit të gazetës. “Unë vrapova për t’i thënë burrit tim se Galena u gjet dhe ne kuptuam se ajo duhet të ishte hedhur në një kuti të madhe që e dërguam të mërkurën e kaluar,” tha Clark. “Kutia ishte një “provo përpara se të blesh” dhe e mbushur me çizme pune me majë çeliku. Galena mbijetoi për shkak të mikroçipit të saj, mirësisë dhe bujarisë së Brandy-t dhe hirit të Zotit!”./e.t

Të fundit

Kjo pendë zogu shitet mbi 26,000 euro në ankand në Zelandën e Re

Një vend në Librin e Rekordeve Guinness fiton me meritë një pendë deti nga Zelanda e Re që konsiderohet...

TikTok merr vendimin për përdoruesit që promovojnë ilaçe për humbjen e peshës

TikTok është një platformë e mediave sociale me shumë ndikim dhe prej disa kohësh është dëshmuar jashtëzakonisht popullor me ata që janë të interesuar...

Sherr në mes të rrugës, dhunohen barbarisht shqiptari dhe partnerja e tij

Mëngjesin e sotëm pak pas orës 10:00 në Aegaleo ka ndodhur një sherr mes një grupi personash. Gjithçka ka ndodhur dy makina ndodheshin në semafor...

Moderatori i njohur Ermal Qori jep dorëheqjen nga emisioni në RTSH (VIDEO)

Moderatori i njohur Ermal Qori nuk do të jetë më pjesë e Radio Televizionit Shqiptar. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen nga emisioni i...

Punimet për transformimin e Qendrës së Kinostudios/ Veliaj: Do t’i sjellë vlerë zonës

Punimet për rikualifikimin e Qendrës së Kinostudios, për t’u transformuar në polin e ri urban të Tiranës, po vijojnë me ritme të shpejta. Projekti, i...

Lajme të tjera

Web TV