Konkursi i Gjuhës Shqipe në fazën e gjysmëfinales, 16 shkolla në përballje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konkursi i Gjuhës Shqipe është futur në fazën e gjysmëfinales. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga përballja e ekipeve të shkollave në gjysmë finale.

“MIRËMËNGJESI dhe me disa nga momentet më emocionuese të fazës gjysmëfinale të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, një festë e madhe e gjuhës që bashkoi 11,000 nxënës nga 930 shkolla të ndryshme anembanë vendit në Vitin e Gjuhës Shqipe, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet dhe më pas fituesit do përballen në finale ku priten edhe të shpallen më të mirët.

Në fazën e parë të konkursit u përfshinë 11 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjithë vendin. Konkursi këtë vit zhvillohet edhe si pjesë aktiviteteve të vitit të gjuhës shqipe, ndërsa synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë tek fëmijët që nga moshën e vogël, duke i motivuar për të zbuluar thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

16 shkollat gjysmëfinaliste janë:  “Jeronim De Rada”, Tiranë, “Kushtrimi i Lirisë”, Durrës, “Rilindja”, Kavajë, Shkolla 9- vjeçare, Vorë, “A.Z. Cajupi”, Libohovë, “Ismail Klosi”, Mallakastër, “Naun Doko”, Roskovec, “5 Dëshmorët”, Ksamil, “Muhamer dhe Esat Minarolli”, Pogradec, “28 Nëntori”, Kuçovë, “Adem Bedalli”, Peqin, “Ditëro Agolli”, Devoll, “Edith Durham”, Shkodër, Shkolla 9- vjeçare Letaj, Has, “Migjeni”, Pukë dhe “Gjon Ndoci”, Vau i Dejës./e.t

Të fundit

Juli tregoi për herë të parë si u krijua grupi “The Shblsh”, reagon ashpër Gent Bejko

Në sfidën e rrëfimeve personale që ‘Vëllai i Madh’ u caktoi banorëve, Jul Deda rrëfeu për krijimin e Portokallisë...

Putin për sulmin ndaj kryeministrit sllovak: Ky krim monstruoz nuk ka justifikim!

Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico mesditën e së mërkurës si një krim monstruoz. “Nuk ka asnjë...

Vuani nga gurët në veshka? Ja cilët ushqime duhet të shmangni

Gurët në veshka përbëhen ose nga kripëra minerale ose nga kripëra të tjera acidike. Gurët formohen për shkaqe të ndryshme, ku përfshihen: ushqyerja e keqe,...

Hapi zjarr drejt kryeministrit Fico, autori identifikohet si shkrimtari i njohur

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është, sipas mediave sllovake, njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën...

Shqipëria, destinacioni me rritjen më të lartë për turizmin

Shqipëria është vendit që ka pasur ecurinë më të mirë të turizmit në vitin 2023, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Schengen...

Lajme të tjera

Web TV