Maji nis me shi/ Meteoalb: Të mërkurën fillojnë reshjet, në fundjavë përmirësohet moti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prilli do të  mbyllet me diell dhe temperatura rreth gjashtë gradë më të larta se normalja mujore ndërsa maji  nis me rënie të vlerave të termometrit, vranësira dhe  shi.

Megjithëkëtë sipas sinoptikanes Lajda Porja nga  shërbimi “Meteoalb” reshjet nuk do të jenë të pranishme gjatë të gjithë ditës.

“Pritet që dhe e marta të mos sjellë shumë ndryshime, do të kemi herë pas here vranësira të  lehta, por dielli mbetet mbizotërues dhe temperaturat do të mbeten 29 -30 gradë. Fillon ndryshimi të mërkurën që përkon dhe me hyrjen e majit.  Futet maji me vranësira, si fillim do të ketë reshje në veri, gradualisht  do të përfshijnë  të gjithë vendin, duke bërë që e enjtja dhe e premtja përveç intervaleve të shkurtra me kthjellime do të ketë herë pa herë reshje dhe rrebeshe.  Të enjte dhe të  premte rënie të temperaturave, maksimalet nga 30 në 24- 25 gradë Celsius.

Përmirësim gradual i motit pritet në fundjavë.

“Nis në pjesën e dytë të së shtunës, e diela dhe e gjithë java tjetër duke rezervuar sërish ditë me diell dhe temperatura të larta.”

Meteorologët thonë se gjatë pjesës së parë të majit nuk do të mungojnë reshjet ndërsa në të dytën do të ketë më shumë ditë me diell.

“S’do të mungojnë herë pas here stuhitë tropikale. Do ti kemi të pranishme stuhitë e rërës se Saharasë”.

Ndërkohë që në prill i përjetuam të tre stinët  në maj parashikohet të përballemi me temperatura më të larta se mesatarja shumëvjeçare./kb

Të fundit

Përfitimet shëndetësore të arrave dhe arsyet pse duhet t’i hani ato

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez. Disa...

Pasi v**u gruan, Eduardi shkon në market dhe blen birra: Ma hap pak TV dua të shoh lajmet

Shqiptari Eduart Denaj i mori jetën gruas, Enkelejda Denaj dhe më pas ka vijuar sikur të mos kishte bërë gjë. Ngjarja shokuese ka ndodhur...

”Ding Ding”, një këngë plot ngjyra nga Geatori dhe Luizi. Nga çapaçule tek Big Brother

Getoar Selimi dhe Luiz Ejlli janë bërë bashkë për këngën plot ngjyra ”Ding Ding”. Këtë herë fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, vjen...

Dieta mesdhetare dhe ushqimet që duhet të hani kundër kancerit të gjirit

Dieta mesdhetare është e konfirmuar zyrtarisht tashmë se është aleati numër një i shëndetit të mirë, atij të përgjithshëm, por veçanërisht kundër kancerit të...

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton Çmimin e madh për Evropën Juglindore

Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar çmimin e madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, thekson...

Lajme të tjera

Web TV