Ndryshimet në Kod/ Partitë e vogla me “kërkesa të mëdha” për Kodin Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agron Duka i PAA, Fatmir Mediu i PR si dhe Vangjel Dule i PBDNJ kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin me propozimet e tyre në lidhje me ndryshimet në Kodin Elektoral. Ata kërkojnë që nga hapja e listave deri te rikthimi i listave të përbëra në koalicionet zgjedhore. Po ashtu ata propozojnë që kryetarët e bashkive si dhe prefektët të japin dorëheqje për të garuar në zgjedhjet parlamentare, për tu çliruar nga ky detyrim

Partitë e vogla janë në pritje se çfarë do të vendosin partitë e mëdha për kërkesat e tyre. Vetëm pesë ditë më parë ato kanë dërguar në Kuvendin e Shqipërisë propozimet e tyre në lidhje me ndryshimet që do të bëhen për Kodin Elektoral në Grupin e Dialogut. Pavarësisht se të vegjlit janë diskriminuar përballë të mëdhenjëve që është mazhoranca dhe partitë e opzitës që kanë të paktën një përfaqësues në tryezën e diskutimeve duket se i kanë dhënë edhe një shpresë vetes për të përfituar nga sistemi elketoral. Ndaj ato janë bërë bashkë që ti dërgojnë në Kuvend kërkesat që i kanë shprehur edhe më parë publikisht. Agron Duka i PAA, mbështetur me firmat edhe të Fatmir Mediut dhe Vangjel Dules, kërkohet rikthimi i listave për koalicionet parazgjedhore si para ndryshimeve të korrikut 2020, votim me lista të hapura për të paktën 2/3 e listës dhe korrektim kombëtar. Hapja e listave në propozimin e 3 partive të vogla duhet të përfshijë edhe korrektimin kombëtar duke përjashtuar nga shpërndarja e mandateve me këtë metodë subjektet që kanë marrë më pak se 0.5% të votave në shkallë vendi, një pra që përgjysmohet në krahasim me 1% që është aktualisht në Kodin Zgjedhor. “Në shpërdarjen e mandateve marrin pjesë subjektet zgjedhore që arrijnë pragun kombëtar. Ligji per zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes i nënshtrohen jo me pak se dy të tretat e listës shumëemerore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor. Për zgjedhjet për Kuvendin, përjashtohen nga shpërndarja e mandateve të përllogaritura nga korrektimi i votave në shkallë vendi, subjektet që kanë marrë më pak se 0.5 përqind të votave të vlefshme në shkallë vendi.”, thuhet në propozimin e depozituar në Kuvend. Ky ndryshim sipas treshes propozuese do të bëjë të mundur një përfaqësim të drejtë për partitë politike që me sistemin aktual zgjedhor u digjen shumë vota në qarqe të vegjël. Një variant që PAA, PR dhe PBDNJ e propozojnë në këmbim të uljes së numrit të zonave zgjedhore të artikuluar më herët. “Mandatet që mbeten pa u shpërndarë për çdo subjekt zgjedhor, koalicion dhe parti politike, në nivel zone zgjedhore, do t’u shpërndahen në rang vendi këtyre subjekteve, bazuar në rezultatin zgjedhor të korrektuar në shkallë vendi, për gjithsecilen prej tyre”, thuhet në pikën 8 të nenit 162 për përllogaritjen  e mandateve, sipas variantit propozues. “Renditja e kandidatëve bëhet nga KQZ-ja bazuar në numrin më të lartë të votave parapëlqyese që ka marrë secili kandidat i listës shumëemërore, në rastin kur renditja bëhet në funksion të ndarjes së mandateve të llogaritura për t’u shpërndarë në nivel të zonës zgjedhore. Kur rirenditja bëhet për kandidatët e listës shumëemërore për korrektim në shkallë vendi, rirenditja bazohet në përqindjen më të lartë të votave parapëlqyese që ka fituar secili kandidat i asaj liste.”, propozohet në pikën 3 të nenit 163 ku përcaktohet shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues të listës. Një tjetër risi që 3 partitë vogla propozojnë gjithashtu është mundësia që edhe  kryetarët e bashkive të cilët me kodin aktual duhet të japin dorëheqjen për të garuar në zgjedhjet parlamentare, të çlirohen nga ky detyrim, duke u dhënë mundësinë të garojnë në një tjetër zonë elektorale dhe jo në vendin ku ata ushtrojnë detyrën e tyre, ashtu si aktualisht qëndron për prefektët.

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Lajme të tjera

Web TV