Tritol në banesën e gjyqtarit/ Delegacioni i BE: Mbështesim sistemin gjyqësor në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dënuar ashpër sulmin e bërë ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj në qytetin e Shkodrës.

Me një shënim në faqen zyrtare në Facebook, delegacioni i BE-së thotë se siguria e gjyqtarëve është thelbësore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë së fundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”, delegacioni i BE.

Pas sulmit me eksploziv në portën e banesës, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori vendim për ruajtjen e magjistratit dhe të familjes së tij për gjashtë muajt e ardhshëm./kb

Të fundit

Gjendja e medias në keqësim të vazhdueshëm në Shqipëri, autoritetet premtojnë përmirësim

Në Tiranë, veprimtarë dhe organizata që mbrojnë lirinë e shtypit pohuan sot se gjendja e medias shqiptare po përkeqësohet...

Vjen vera/ Fundjavë ideale për plazh, temperaturat kapin nivele maksimale

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ditën e diel...

Përfitimet shëndetësore të arrave dhe arsyet pse duhet t’i hani ato

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez. Disa nga arsyet pse duhet të...

Pasi v**u gruan, Eduardi shkon në market dhe blen birra: Ma hap pak TV dua të shoh lajmet

Shqiptari Eduart Denaj i mori jetën gruas, Enkelejda Denaj dhe më pas ka vijuar sikur të mos kishte bërë gjë. Ngjarja shokuese ka ndodhur...

”Ding Ding”, një këngë plot ngjyra nga Geatori dhe Luizi. Nga çapaçule tek Big Brother

Getoar Selimi dhe Luiz Ejlli janë bërë bashkë për këngën plot ngjyra ”Ding Ding”. Këtë herë fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, vjen...

Lajme të tjera

Web TV