28 prill 1912 Shoqëria “Vatra”, si u organizuan shqiptarët e Amerikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Kotoni

Më 28 prill të vitit 1912 u formua shoqëria “Vatra”. Kjo shoqatë e shqiptarëve të Amerikës, e mbledhur rreth emrave ndër më të mëdhenjtë e kohës si (Noli, Konica, Kristo Floqi e Paskal Aleksi) , përbënin komisionin e bashkimit dhe themelimit të saj. Kjo shoqatë me veprimtarinë e saj do të bëhej një nga shtyllat e pavarësisë së vendit, ndaj dhe dita e krijimit të saj përbën një ngjarje të veçantë në historinë e popullit shqiptar. Faik Konica e kish rrahur problemin e bashkimit të shoqërive shqiptare që vepronin në Amerikë në një kryeartikull në gazetën “Dielli”. Në mbledhjen themeluese Faiku shtroi dy emra për të pagëzuar Shoqërinë: ” Parmenda”dhe “Vatra”; e para në kuptim kulturor, e dyta në kuptimin patriotik, që të gjithë shqiptarët të mblidheshin rreth saj si në një familje, pa ndryshim besimi në mes tyre, si nga ana fetare, ashtu dhe ajo politike. Të gjithë pëlqyen të dytën, “Vatrën” , pas shpjegimit të Nolit, për t’i dhënë udhë njërit prej rrugëtimeve më të shquar kulturoro politike të historisë sonë. Pararendësja e këtij bashkimi ishte gazeta “Dielli”, e cila shpesh është quajtur kandili i çështjes shqiptare. Ajo u botua më 15 shkurt të 1909. Fan Noli dhe Faik Konica, asokohe nuk njiheshin me njëri tjetrin, por u morën vesh me shkrim e letërkëmbim për krijimin e kësaj gazete e cila soonsorizohej nga shoqëria “Besa-Besë”. “Dielli” në numrat e saj parashtroi një program kombëtar për një Shqipëri në katër vilajetet e saj. Ky program u hartua nga Faik Konica në Londër dhe iu dërgua Fan Nolit në Boston, i cili e botoi në numrin e parë të “Diellit” më 15 shkurt 1909. Dielli ka qenë një shkollë e veçantë jo vetëm për emigrantët shqiptarë të Amerikës të cilët mësuan të shkruajnë shqip, por për të gjithë lexuesit shqiptarë kudo në botë.

Faik Konica e e ka përshkruar punën e “Vatrës”me këto fjalë në gazetën “Dielli”. “Në ditët e errëta kur Shqipëria ishte e pushtuar nga ushtritë e huaja, kur shteti ish përmbysur, dhe kur flitej sheshit për copëtimin e vendit,”Vatra”, e këshilluar nga një pakicë patriotësh e shtyrë nga atdhedashuria dhe dëshira e anëtarëve të saj, e inkurajuar nga zëri i popullit i tërë shqiptarëve, e mori plrsipër të veprojë në vend të shtetit të vdekur. Nuk kërkoji nderet as të drejtln e shtetit po mori përsipër vetëm detyrat dhe harxhet. Me shpenzimet e “Vatrës” u mbajtën delegatët, u dërguan misione, u subsidiuan agjenci, u kablluan mijëra orotesta, me një fjalë u organizua mbrojtja e Shqipërisë, dhe u organizua aq mirë sa Kryeministri i Greqisl z.Venizelos tha në Konferencën e Paqes në Paris, se të vetmin pengim serioz që gjeti në Epir Greqia, ish pengimi i vënë nga “Vatra”. ” Kisha Autoqefale kombëtare Shqiptare u formua falë përkushtimit vetmohues të Shoqërive të emigrantëve të Amerikës. At Fan Noli meshoi në gjuhën shqipe dhe për herë të parë besimtarët shqiptarë dëgjuan fjalën e zotit në gjuhën amtare. Faik Konica e shtypi librin e meshës në Bruksel dhe e korrktoi me gërmat e reja të alfabetit latin sipas Kongresit të Manastirit. Ishte “Vatra”që në fundin e Luftës së Parë Botërore në qershor të vitit 1917 hapi Fushatën Historike për Shpëtimin e Shqipërisë, me këto fjalë të paharuara prej Hirësisl së Tij Peshkop Nolit: “Mbahu nëno mos kij frikë. Se ke djemtë në Amerikë”, rrefren i poezisë së tij të famshme”Jepni për Nënën”. At Fan Noli me takimin e tij me Presidentin e Amerikës Willson mori një premtim ose i dha fjalën se do të mbrojë pavarësinë e Shqipërisë, Willsoni e mbajti fjalën deri në fund. Pa përkrahjen e Willsonit sot nuk do të kishim Shqipërinë. Noli si depytet nl Këshillin Kombëtar, mbrojti platformën e Kongresit të Lushnjes. Federata Vatra me kolosët e saj të mendimit shqiptar ishte një qeveri në mërgim për të gjithë shqiptarlt. Ajo organizoi Vullnetarlt shqiotaro-amerikanë që i përgatiti Aqif Përmeti për të shkuar në luftën e Vlorës dhe ngritën frymën kombltare kudo që shkuan nëpër Shqipëri. Banda “Vatra” e kryesuar nga Profesor Thoma Nasi ishte një nga ato dallëndyshet e para të frymës kombëtare edhe pas luftës së Vlorës.

Të fundit

Sherr në mes të rrugës, dhunohen barbarisht shqiptari dhe partnerja e tij

Mëngjesin e sotëm pak pas orës 10:00 në Aegaleo ka ndodhur një sherr mes një grupi personash. Gjithçka ka ndodhur...

Moderatori i njohur Ermal Qori jep dorëheqjen nga emisioni në RTSH (VIDEO)

Moderatori i njohur Ermal Qori nuk do të jetë më pjesë e Radio Televizionit Shqiptar. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen nga emisioni i...

Punimet për transformimin e Qendrës së Kinostudios/ Veliaj: Do t’i sjellë vlerë zonës

Punimet për rikualifikimin e Qendrës së Kinostudios, për t’u transformuar në polin e ri urban të Tiranës, po vijojnë me ritme të shpejta. Projekti, i...

Roberto Martinez publikon listën e Portugalisë për EURO 2024, CR7 udhëheq “luzitanët”

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori...

Meta gjen mbështetje për Berishën në Slloveni tek ish-kryeministri Janez Jansha

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim në Slloveni  me liderin e Partisë Demokratike atje, Janez Jansha. Me anë të një postimi...

Lajme të tjera

Web TV