Adolf Hitler dhe Eva Braun, një vetvrasje e mistershme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 30 Prill 1945, ndërsa trupat sovjetike përparuan në Berlin, Adolf Hitler dhe gruaja e tij Eva Braun, u tërhoqën në bunkerin e tyre poshtë Kancelarisë. Të dy kryen vetëvrasje dhe mbetjet e djegura për të cilat besohet se ishin të tyre u gjetën në një krater bombe shumë afër. Ishte fundi i Rajhut të Tretë për të cilin Hitleri pretendoi se do të zgjaste 1.000 vjet. Fill pas kësaj nisën dhe teoritë konspirative që Adolf hitleri ishte ndihmuar të arratisej fshehtas. Në një shkrim të Jefferson Chase dhe të publikuar nga Deutche Welle më 22.05.2018, thuhet: “Konfirmohet vdekja e Hitlerit”

Patologët francezë

Adolf Hitleri kishte dhëmbë jashtëzakonisht të këqij. Ajo që tingëllon si njëra prej mijëra vogëlsive, që ushqejnë magjepsjen e publikut për udhëheqësin nazist, është në fakt një dëshmi në njohuritë tona historike se Hitleri e vrau vërtet veten në 30 prill 1945, shkruan Jefferson Chase. Dhe më pas vazhdon: Një ekipi patologësh francezë ju lejua të inspektojë pak kohë më parë dhëmbë të ruajtur në Moskë, të cilat u morën në fillim të majit 1945 nga Berlini. Kjo është hera e parë në 70 vjet që autoritetet ruse lejuan dikë që të ekzaminojë ato që kanë mbetur nga Hitleri. Dhe konkluzionet e shkencëtarëve, të cilat u publikuan në European Journal of Internal Medicine, janë të qarta. “Dhëmbët janë autentike, nuk ka asnjë dyshim”, i tha kryepatologu Philippe Charlier agjencisë së lajmeve AFP. “Studimi ynë dëshmon që Hitleri vdiq më 1945”. Ekipit të shkencëtarëve iu lejua të ekzaminojë edhe pjesë të kafkës së Hitlerit, për të konfirmuar se me ç’mjete e kreu vetëvrasjen ai. Dhëmbët përputhen me përshkrimet e dentistit të Hitlerit dhe nuk tregojnë asnjë gjurmë mishi – në përputhje me faktin se Fyhreri ishte vegjeterian. Përfundimet e reja duhet t’u japin fund, por ndoshta kjo nuk do të ndodhë, përfytyrimeve të çmendura se drejtuesi nazist në njëfarë mënyre shpëtoi në shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore. “Ne mund t’u japim fund të gjitha teorive të komplotit për Hitlerin”, tha Charlier. “Ai nuk është arratisur me një nëndetëse në Argjentinë; ai nuk ndodhet në një bazë të fshehur në Antarktidë ose në anën e errët të Hënës”. Në vend të kësaj, historia e Hitlerit mori fund në atë mënyrë, si e beson çdo historian serioz: me një vetëvrasje të përbashkët në bunkerin e Fyhrerit në gërmadha e kryeqytetit nazist.

Identifikimi i kufomave

Deri në 30 prill 1945, trupat sovjetike patën avancuar deri në 500 metra në afërsi të komandës së nëndheshme të Hitlerit në zemrën e Berlinit. I rrethuar dhe pothuaj në pamundësi për të komunikuar me ato pjesë të ushtrisë gjermane, Vehrmahtit që kishin mbetur, Hitleri e kuptoi se ëndrrat e tij për Perandorinë mijëvjeçare ose të Rajhut, patën marrë fund. Pasdite herët, Hitleri u tërhoq me të dashurën e tij prej shumë vjetësh dhe bashkëshorten që prej më pak se dy ditësh, Eva Braun, në apartementin e tij personal. Atje ata pinë nga kapsula cianidi dhe e vranë veten me armë. Trupat e tyre – së bashku me ato të dy qenve të tij – u zbuluan në orën 15.15. I ndërgjegjshëm se italianët e patën çnderuar kufomën e Benito Mussolinit, Hitleri pati lënë udhëzime, se si do të veprohej me kufomën e tij dhe të Eva Braunit. Ato i nxorrën nga bunkeri dhe i dogjën. Vetëm në 5 maj zbuluan forcat e armatosura sovjetike një trup të djegur në një krater bombe dhe e identifikuan atë si trupin e Hitlerit. “Dhëmbët e Hitlerit qenë të këqia – dhe në atë mënyrë të këqia – sa vetëm dhëmbët e tij e mundësuan që të identifikohet kufoma e tij”, shkroi në një artikull të botur në internet patologu forensik Mark Benecke, të cilin Televizioni National Geographic e ngarkoi që të ekzaminojë ato që kanë mbetur nga Hitleri. Ai shton se kariesi dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve ndoshta kanë qenë shkaku për frymën me erë tmerrësisht të keqe të Hitlerit. Sovjetikët i krahasuan dhëmbët e viktimës, që kishin proteza që binin në sy dhe të pazakonta dhe ura, me përshkrimet e ndihmësdentistes Käthe Heusermann. Më vonë, dentisti personal i Hitlerit, Hugo Blaschke, do të konfirmonte informacionet e aleatëve. “Dhëmbët e tij qenë kaq të këqia, sa dentisti i tij rrinte me të në bunker”, i thotë Liubov Summ, mbesa e përkthyeses ruse të Heusermannit, Elena Rshevskaja, gazetës Times of Israel. “Ekzistojnë fotografi që janë shumë të pakëndshme për t’i parë”.

Lexo edhe :  OKB: Mungesa e ndihmës humanitare mund të ketë pasoja apokaliptike në Rripin e Gazës

Teorite e konspiracionit

Rshevskajan e ngarkuan me dhëmbët e Hitlerit, sepse ekzistonte frika që ushtarët meshkuj të Ushtrisë së Kuqe do të deheshin dhe do t’i hiqnin nga ai vend dhëmbët. Ajo i solli ato që kishin mbetur nga Hitleri në Moskë. Por megjithëse sovjetikët e dinin me siguri që Hitleri kishte vdekur, Stalini urdhëroi që lajmi të mos përhapet. Në vend të kësaj duhet të përhapej lajmi, se aleatët perëndimorë e patën ndihmuar Hitlerin të arratisej fshehtas. “Ishte një farsë mashtruese, një përpjekje e çuditshme, për ta fshehur faktin se u gjet kufoma e tij”, shkroi Rshevskaja në kujtimet e saj, të cilat u botuan më 1965 në gjuhën ruse, por të cilat u botuan vetëm në mars të këtij viti në gjuhën angleze. “Hitleri nuk qe më vetëm një simbol i luftës, ai u bë një simbol për një pjesë që duhet të vazhdonte.” Fushatën e dezinformimit rusët e quajtën “Operacioni Mit”. “Strategjia e Stalinit me sa duket konsisonte shumë qartë në lidhjen e Perëndimit me nazizmin, duke përhapur që britanikët ose amerikanët duhet ta fshihnin atë”, shkroi historiani Anthony Beevor në librin e tij “Berlin- Rënia: 1945”. Në kombinim me faktin se nazistë të shquar si Adolf Eichmanni dhe Josef Mengele u arratisën me të vërtetë në Argjentinë, dinakëria e Stalinit është në themel të lindjes së teorive të komploteve, se Hitleri në njëfarë mënyre kishte mbetur gjallë në Luftën e Dytë Botërore.

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Lajme të tjera

Web TV