AstraZeneca e pranon: Vaksina anti-COVID ka një efekt anësor të rrallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“AstraZeneca” ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj anti-Covid mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë.

Kjo ka ardhur pas disa padive se vaksina e gjigandit farmaceutik ka shkaktuar vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste.

Avokatët e palës së paditësve kanë argumentuar se vaksina ka prodhuar një efekt anësor, i cili ka pasur një efekt shkatërrues në një numër familjesh, shkruan The Telegraph.

Gjigandi farmaceutik është paditur nga disa grupe me pretendimet se vaksina e zhvilluar nw Universitetin e Oksfordit, shkaktoi vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste.

Një nga rastet u paraqit vitin e kaluar nga Jamie Scott, baba i dy fëmijëve, i cili mbeti me një dëmtim të përhershëm të trurit pasi pati mpiksje gjaku dhe një gjakderdhje në tru që e ka penguar atë të punonte pasi mori vaksinën në prill të 2021.

“AstraZeneca” ka kundërshtuar pretendimet, por nga ana tjetër ka pranuar në një dokument ligjor të dorëzuar në Gjykatën e Lartë në muajin shkurt se vaksina e saj anti-Covid mund të shkaktojë në raste të rralla TTS (trombozën me sindromën e trombocitopenisë). TTS shkakton mpiksjen e gjakut dhe një numër të ulët të trombociteve në gjak./   S.M

Të fundit

Dieta mesdhetare dhe ushqimet që duhet të hani kundër kancerit të gjirit

Dieta mesdhetare është e konfirmuar zyrtarisht tashmë se është aleati numër një i shëndetit të mirë, atij të përgjithshëm,...

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton Çmimin e madh për Evropën Juglindore

Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar çmimin e madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, thekson...

Konflikt në Lezhë/ Oficerja e policisë denoncon shefin e komisaritatit

Shefi i komisariatit të Lezhës, Agim Hoxha, është denoncuar nga një oficere policie në këtë komisariat. Sipas burimeve të ABC News, Hoxha dhe punonjësja e...

SPAK në sulm kundër bandave që dalin nga përgjimet e SKY dhe EncroChat

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka kryer një operacion të shtrirë në disa qarqe të vendit për ekzekutimin e...

Pluhuri afrikan “pushton” këtë vend, ja çfarë ka ndodhur

Temperaturat e larta do të mbizotërojnë, por jo vapë e nxehtë – Autoritetet në Athinë dhe Kretë janë në gatishmëri Autoritetet janë në alarm “të...

Lajme të tjera

Web TV