“Buzëqesh” De Rossi, Romelu Lukaku i gatshëm për ndeshjen ndaj Leverkusen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romelu Lukaku dhe Chris Smalling do të jenë gati për ndeshjen e së enjtes në gjysmëfinalen e parë të Europa League përballë Bayer Leverkusenit. Daniele De Rossi i ka pasur të dy lojtarët nën urdhrat e tij në seancën stërvitore të kësaj të marte (morën ngarkesë të plotë). Sulmuesi belg dhe mbrojtësi britanik kishin shfaqur probleme fizike në ditët e fundit, por duket se të dy do të jenë të gatshëm për takimin me gjermanët në sfidën që do të luhet të të enjten, në orën 21:00, në “Olimpico”.

Lukaku këtë edicion ka shënuar 19 gola e ka dhënë 4 asiste në të gjitha kompeticionet. Ai synon që me Romën të marrë trofeun e Europa League-s. Nuk do të jetë një mision i lehtë, për shkak se përballë është skuadra e vetme në 5 ligat kryesore që nuk ka pësuar ende humbje që nga nisja e sezonit në gushtin e vitit të shkuar.

Roma duhet të menaxhojë energjitë edhe për sfidat në kampionat, ku po i rrezikohet vendi i pestë, pasi ka grumbulluar 59 pikë, 2 më pak se Atalanta, që ka një ndeshje më pak. Skuadra kryeqytetase ka ndryshuar fytyrë që pas emërimit të Daniele De Rossit, i cili shpreson që ta mbyllë sezonin me trofe.

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Lajme të tjera

Web TV