Gjykata rrëzon Bardhin, nuk pranon kërkesën për çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Shkallës së Parë, ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e Këshillit Kombëtar të PD, për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i Partisë Demokratike.

Kjo për shkak të Këshilli Kombëtar, i thirrur nga Gazment Bardhi në korrik të vitit 2023, nuk legjitimohet.

Gjyqtari Gentjan Marku, vendosi kështu mos të legjitimojë Këshillin e thirrur nga Bardhi, kërkesë që u bë nga 6 deputetë të PD.

Gazment Bardhi, mblodhi online në 27 korrik 2023 Këshillin Kombëtar të PD, mbledhje të cilën ai e drejtoi nga Kryesia e Kuvendit.

Bardhi njoftoi atëherë se në mbledhje morën pjesë 245 anëtarë.

Partia Demokratike zyrtare, nuk e njohu mbledhjen e Këshillit nga Gazment Bardhi dhe e akuzoi atë për falsifikim dokumentesh.

Në një nga seancat në Gjykatën e Tiranës për çështjen e statutit të PD, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi dhe ai për Çështjet Ligjore, Indrit Sefa, në cilësinë e përfaqësuesve ligjorë, deklaruan se “kemi dyshime se Këshilli Kombëtar i datës 27 i mbledhur online, nuk është mbledhur kurrë”.

“Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që të mos jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi në kushtet e falsifikimit të dokumenteve“, pretenduan përfaqësuesit ligjorë të PD./e.t

Të fundit

Dieta mesdhetare dhe ushqimet që duhet të hani kundër kancerit të gjirit

Dieta mesdhetare është e konfirmuar zyrtarisht tashmë se është aleati numër një i shëndetit të mirë, atij të përgjithshëm,...

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton Çmimin e madh për Evropën Juglindore

Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar çmimin e madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, thekson...

Konflikt në Lezhë/ Oficerja e policisë denoncon shefin e komisaritatit

Shefi i komisariatit të Lezhës, Agim Hoxha, është denoncuar nga një oficere policie në këtë komisariat. Sipas burimeve të ABC News, Hoxha dhe punonjësja e...

SPAK në sulm kundër bandave që dalin nga përgjimet e SKY dhe EncroChat

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka kryer një operacion të shtrirë në disa qarqe të vendit për ekzekutimin e...

Pluhuri afrikan “pushton” këtë vend, ja çfarë ka ndodhur

Temperaturat e larta do të mbizotërojnë, por jo vapë e nxehtë – Autoritetet në Athinë dhe Kretë janë në gatishmëri Autoritetet janë në alarm “të...

Lajme të tjera

Web TV