Gjykata rrëzon Bardhin/ Nuk pranon kërkesën për ta çregjistruar Bashën si kryetar të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha do të vijojë të qëndrojë kryetar i Partisë Demokratike, pavarësisht kërkesave për ta çregjistruar atë nga regjistri i partive politike. Këtë të martë, gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit, për çregjistrimin e tij si kryetar, dërguar në gjykatë korrikun e vitit të shkuar.

Gjyqtari Gentjan Marku që shqyrtoi kërkesën e Bardhit apo të vendimmarrjes së Këshillit Kombëtar që ai mblodhi para se të rizgjidhej Basha në krye të PD, më 29 korrik, tha se kjo palë nuk legjitimohet.

“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike nuk legjitimohet t’i drejtohet gjykatës me kërkesë sipas objektit sepse: Së pari, nuk gëzon legjitimitet procedural. Së dyti, edhe sikur të ishte në cilësinë e përfaqësuesit, dispozitat statutore të Partisë Demokratike nuk i kanë dhënë të drejtë përfaqësimi. Së treti, e theksoj, edhe në raport me gjykatën”, tha gjyqtari.

Më 28 korrik, grupi i Bardhit çoi në Gjykatë të Tiranës dy kërkesa, së pari çregjistrimin e Bashës si kryetar dhe së dyti vendimin e Këshillit Kombëtar që ai mblodhi, për të pezulluar si jo legjitime të gjitha vendimmarrjet e PD-së që lidheshin me rikthimin e Bashës në krye të PD-së. Këtë kërkesë të dytë, gjykata nuk e mori në shqyrtim, sipas të njëjtave argumente.

Lulzim Basha rezulton kryetar në regjistirn e partive politike bazuar në garën e 2021. Kjo është hera e fundit që gjykata e regjistroi si kryetar, në zgjedhjet që ai fitoi me mbi 80 për qind të votave në garën brenda partisë. Dorëhqjen e marsit të 2022 Basha e pati vetëm deklarative, me projektin e qartë siç duket, për tu rikthyer sërish.

Ndryshimet statutore të këtij rikthimi të katërt të tij, Gjykata e Tiranës, i ka pezulluar. Megjithatë ajo që do i jap fund çdo procesi mbi konfliktin 3 vjeçar për PD-në nëpër gjykata do të marrë fund kur të flasë Gjykata e Apelit, në momentin që do të shqyrtojë se kujt i përket vula dhe logoja e PD-së, Bashës apo Rithemelimit të Berishës./kb

Të fundit

Endri Xhafo: Escobar dha mesazhin e qartë për Berishën, SHBA nuk e duan

Gazetari Endri Xhafo në rubrikën “Opinion” në News24 duke komentuar deklaratën e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar,...

Ledioni flet për moderimin e tij në ‘BBVA 3’

Para finales së madhe më 25 maj, Ledion Liço, moderatori i këtij edicioni, ka ndarë me ndjekësit e tij ndjesitë nga ky rrugëtim i...

Kërkon të lerë qelinë, GJKKO jep vendimin për Blerand Kozicit

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e shtetasit Blerand Kozici për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në atë të arrestit të shtëpisë...

‘Çmendet’ nga xhelozia/ 55-vjeçari godet gruan me çekiç dhe i këput veshin me dhëmbë

Një 55-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi më 25 prill goditi me çekiç bashkëshorten. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në San...

PD, përtej vulës dhe në dimensionin e reales!

Nga Alban Daci Ka një kakofoni mediatike që krizën e PD e kanë impostuar vetëm në një vulë. A thua se vula është problemi apo...

Lajme të tjera

Web TV