Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep sot titullin ‘Qytetar Nderi’, Ali Ahmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkak i Tiranës do të miratojë sot dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Ky titull do t’i akordohet në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Ali Ahmeti është një prej figurave më të rëndësishme në skenën politike dhe shoqërore të Ballkanit Perëndimor.

Ali Ahmeti njihet si njeriu i punëve të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai është pagëzuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë. Propozimi për shpalljen e tij qytetar nderi është bërë mbështetur në rolin e tij si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku ai luajti një rol kyç në konfliktin e armatosur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001.

Gjithashtu, në vlerësim të rolit të tij si lider i partisë BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), duke ndihmuar në përpjekjet për të zgjidhur konfliktet etnike dhe për të ndërtuar një shoqëri më të harmonizuar dhe më të bashkuar.

Kontributi i Ahmetit reflekton vlerat e përbashkëta shqiptare për respekt dhe mirënjohje ndaj atyre që kanë dhënë kontribut në promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit të shqiptarëve në politikën rajonale./e.t

Të fundit

VIDEO/ 43 urdhër arreste, RENEA zbarkon në vilat e bosëve të krimit

Ministri i Brendshëm Taulan Balla ka publikuar pamje nga operacioni i sotëm me 43 urdhër arreste pas zbardhjes së disa...

Lufta e SPAK-ut dhe lufta ndaj SPAK-ut

Nga Mero Baze Të paktën 45 urdhra arresti të bëra publike sot zyrtarësh dhe të tjera në pritje, mbulojnë gjithë gjeografinë e krimit në Shqipëri....

Bashkëshorti vrau shqiptaren në Athinë, daja hap dyert e mortit në Vlorë: Pinte alkool…

Daja i shqiptares, Enkelejda Danaj që u vra nga ish burri në Athinë ka hapur dyert me mortit të Vlorë. Ai pohon për gazetarin e...

Gjeografia e votave, nëse votohet sot

Nga Eduard Zaloshnja Një nga pyetjet e përmuajshme në sondazhin që zhvilloj për Report TV është: “Nqs zhvillohen sot zgjedhje parlamentare, për kë do të...

Marina Vjollca feston ditëlindjen, Geti e ‘lë pa frymë’ me dedikimin

Marina Vjollca feston ditëlindjen dhe mbush 34 vjeçe. Në këtë ditë të veçantë, moderatorja ka marrë shumë urime, ku natyrisht nuk kishte se si të...

Lajme të tjera

Web TV