Ligj për “tradhëtarët”, Koçi çon në Kuvend nismën Belerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili thotë se do të ndalojë të kandidojnë, të zgjidhen apo emërohen në funksione publike, shtetas të cilët janë dënuar për dhunim apo përdhosje të simboleve shtetërore dhe kombëtare.

 Deputeti Petro Koçi ka marrë një nismë personale duke dërguar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj kundër tradhëtarëve. Në një postim të tijin në “Facebook”, Koçi është kundër personave që përdhosin simbolet kombëtare që të shërbejnë në funksione publike. Koçi ka parashtruar në projketligj se kush është dënuar për vepra penale që përdhosin simbolet kombëtare, duhet t’i ndalohet përjetësisht kandidimi në funksione publike. Koçi shprehet se ky ligj do të ndalojë të kandidojnë, të zgjidhen apo të emërohen në funksione publike shtetas që janë dënuar për dhunim dhe përdhosje të simboleve shtetërore dhe kombëtare. “Sapo depozitova një projektligj i cili do ndaloje përjetësisht te kandidojnë, te zgjidhen apo te emërohen ne funksione publike shtetas qe janë dënuar për dhunim apo përdhosje te simboleve shtetërore dhe kombëtare. Ligj kundër tradhtarëve të kombit”, shkruan Koçi. Duket se nisma e Petro Koçit vjen për Fred belerin i cili është akuzuar dhe më pas dënuar nga gjykatat me vendim të formës së prerë se ka përdhosur simbolet kombëtare. Beleri do të tentonte të kandidonte edhe në vitin 2019 për bashkinë e Himarës si kandidat i pavarur por nuk u lejua nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Shkak u bënë shkeljet që iu gjeten në formularin e dekriminalizimit. Fredi Beleri rezulton i dënuar me 3 vite burg për nxitje dhe urrejte nacionaliste, vendim i dhënë nga gjykata e Vlorës në vitin 2003. Beleri është hetuar edhe mbi “Masakrën e Peshkëpisë”, dosja e cila është rihapur disa herë por pa sukses duke u arshivuar pa autorë. Për herë të fundit ajo u rihap në vitin 2019 nga ish prokuroria për Krime të Rënda për tu pushuar nga SPAK. Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër, u sulmua më 10 prill të vitit 1994. Posta u përball me një sulm agresorësh grekë, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i parë, Fatmir Shehu, plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër.

Lexo edhe :  ‘Kosova gabon që e lidh fatin me Serbinë’/ Rama: SPAK, i lirë të luftojë korrupsionin

Neni i përdhosjes

Në nenin 229 të Kodit Penal thuhet shprehimisht se: “Përdorimi i fjalëve ose kryerja e veprimeve që botërisht fyejnë flamurin, stemën, himnin e shteteve të huaja apo organizmave të njohur ndërkombëtarë, si dhe heqja, prishja, apo bërja e papërdorshme e flamurit, e stemës së ekspozuar në institucionet zyrtare, përbëjnë kundravajtje penale dhe dënohen me gjobë ose më burgim deri në 1 vit”. Petro Koçi kërkon në projektligjin e vet që këta perosna që kryejnë këtë veprën penale të jenë të përjashtuar përjetësisht nga aktiviteti publik.

Të fundit

OBSH: Sëmundjet kardiovaskulare vrasin 10,000 evropianë në ditë

Sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40 për qind të vdekjeve në Evropë, tha OBSH, duke u kërkuar evropianëve të...

Mbani çadrat me vete, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Mesdheu vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke mbajtur mot të paqëndrueshëm. E Martë, 21...

“Dikujt do t’i dalë emri shumë shpejt”, Karamuço “zbërthen” detajet: Jo vetë efektivë…

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në një emision televiziv foli për grupet kriminale dhe aksionin e zhvilluar me urdhër të SPAK. Gjatë...

Sali Vranishti, monument i atdhetarisë dhe trimërisë labe

Nga Nesip Kaçi   Sali Vranishti lindi në fshatin Vranisht të Vlorës më 20 mars të vitit 1880. I ati i tij Murat Mamani kishte...

Pushtimi ka korruptuar njerëzit e ushtrisë së Izraelit

Nga Avner Gvaryahu   Ushtria izraelite ka sjellë shkatërrim të plotë për palestinezët e Gazës pas sulmit nga Hamasi më 7 tetor. Por përgjigja ekstreme nuk...

Lajme të tjera

Web TV