Protesta e Rithemelimit, mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvendoset online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës u zhevndos online, për shkak të protestës, këshilltari Tedi Blushi ka reaguar duke thënë se vendimi është marrë pa u pyetur opozita.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, u shpreh se kjo tregon shkeljen e ligjit për pushtetin vendor dhe të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak.

Ndër të tjera Blushi u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë.

I tmerruar deri në palcë nga hajdutëritë dhe krimet e shumta, për të cilat do detyrohet të japë patjetër llogari, i frikësuar si lepur nga transparenca para qytetarëve, Erion Veliaj sapo ka urdhëruar zhvillimin online të mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ky vendim i marrë pa pyetur përfaqësuesit e opozitës, është shkelje e hapur e ligjit për pushtetin vendor dhe të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak.

Askush nuk mund të na pengojë ne këshilltarëve të opozitës të ushtrojmë detyrën për të cilën jemi zgjedhur!

Të gjithë para Bashkisë së Tiranës, pas pak në ora 16:30, në protestë kundë mafies së inceneratorëve dhe organizatës kriminale 5D.

Erion Veliaj duhet marrë urgjent i pandehur!

Nuk ka “Drejtësi me Regji” që e shpëton! Na ka përballë!/    S.M

Të fundit

Banka e Shqipërisë: Situata në tregun valutor, e qëndrueshme

Kursi i këmbimit është shfaqur i qëndrueshëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti, bëri të ditur dje...

OBSH: Sëmundjet kardiovaskulare vrasin 10,000 evropianë në ditë

Sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40 për qind të vdekjeve në Evropë, tha OBSH, duke u kërkuar evropianëve të shkurtojnë marrjen e kripës. Kjo arrin...

Mbani çadrat me vete, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Mesdheu vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke mbajtur mot të paqëndrueshëm. E Martë, 21...

“Dikujt do t’i dalë emri shumë shpejt”, Karamuço “zbërthen” detajet: Jo vetë efektivë…

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në një emision televiziv foli për grupet kriminale dhe aksionin e zhvilluar me urdhër të SPAK. Gjatë...

Sali Vranishti, monument i atdhetarisë dhe trimërisë labe

Nga Nesip Kaçi   Sali Vranishti lindi në fshatin Vranisht të Vlorës më 20 mars të vitit 1880. I ati i tij Murat Mamani kishte...

Lajme të tjera

Web TV