Balla paralajmëron ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit: Krerët e policisë do…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka paralajmëruar ndryshme në ligjin për Policinë e Shtetit që krerët e policisë në drejtoritë vendore të kenë mandat 3-4 vjeçar.

Balla u shpreh se kjo do t’i jepte fund një lëvizje kaotike dhe do të garantonte karrierë, duke theksuar se “çdo punonjës që dëshiron të bëjë karrierë duhet të ketë integritet”. 

Taulant Balla: “Kam menduar që do të vinit më të përgatitur në këtë interpelancë, por në fundit akti më kriminal në vlerësimin tuaj ka mbetur një gozhdë. Sa i përket shqetësimit tuaj lidhur me ecurinë e procesit të vetting, mos harroni që ligj ka përcaktuar kalimin në vetting vetëm të pjesës drejtuese, një trupë prej 300. Kemi 33 vendime në 3 muaj, ku 19 prej tyre janë konfirmim në detyre. Është proces i vazhdueshëm, kushdo që hynë në këtë 300 të trupës drejtuese do i nënshtrohet vetting.

Ju garantoj se procesi i vetëpastrimit të policisë është jetik. Sa i përket aplikacioneve që ju përmendet, mund t’ju vë në dispozicion raportin e EUROPOL, ku të gjithë e dimë që asnjë policive të vendeve europian nuk ka rezultuar imune ndaj lidhjes së policisë me krimin.

Sa i përket çështjeve të emërimeve, përveç drejtorit të Përgjithshëm që bëhet me propozim të ministrit dhe miratim të kryeministrit, të tjerat bëhen nga drejtori i Përgjithshëm

Në ligjin Policisë së Shtetit ka ardhur koha që drejtuesit e drejtorive vendore ka ardhur koha të kenë mandat 3-4 vjeçar, siç i kanë vendet e tjera, për ti dhënë fund një lëvizje kaotike dhe për të garantuar karrierë. Çdo punonjës që dëshiron të bëjë karrierë duhet integritet./E.T

Të fundit

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Lajme të tjera

Web TV